• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy standartet e berishëve për drejtësinë amerikane dhe shtypin amerikan

by Mero Baze
09/02/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Historia e fishekëve kinezë të ripaketuar nga Delijorgji dhe Shkëlzen Berisha për kontraktorët amerikanë, u bë një hsiotri e madhe në SHBA si histori korrupsioni.
Historia kishte dy anë të errëta.

Për SHBA anë e errët ishte vetëm se po blinte fishekë kinezë ndërkohë që Kina ishte nën sanksione nga SHBA për të mos blerë mallra kineze me lekët e buxhetit amerikan. Pra po blinte mall të “armikut” në një vend mik, për shkak të korrupsionit. Për drejtësinë shqiptare kjo nuk ishte aq problem, por ishte problem fakti që fishekët i shiteshin amerikanëve jo direkt nga shteti shqiptar, por përmes një kompanie seksere që u ngrit qëllimisht në Qipro, me një çmim tetë herë më të madh. Pra  fishekët që ushtria shqiptare i ka në inventar me gjysmë cent, nuk ju shitën direkt kontraktorit amerikan, por sekserët shqiptar krijuan një kompani anonime në Qipro, të cilës ja shisnin fishekët me letra dhe ajo ua jepte amerikanëve me 4 cent. Pra ata tetëfishuan çmimin e shtetit shqiptar si sekserë duke pasur në tavolinë Shkëlzen Berishën.

Siç e thotë dhe në intervistën e sotme për Raport Tv nënpresidenti i kompanisë amerikane që kishte fituar kontratën David Packouz, në takimin ku u vendosën pazaret merrte pjesë dhe Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit.

Drejtësia amerikane filloi menjëherë hetimet për pjesën e saj, pse kontrkatorët amerikan po blenin fishekë kinezë dhe çuan në burg dy biznesmenë. Gazeta New York Times botoi një shkrim me 11 autorë, ku shpjeguan në detaje korrupsionin që prekte palën amerikane dhe nxorën emrin e djalit të Sali Berishës si sekser në këtë histori.
Në Shqipëri nuk ndodhi asgjë. Kjo çështje, e cila nuk ka të bëj me tragjedinë e Gërdecit, pasi është histori paralele, nuk u hetua kurrë, madje nuk u nis as ndonjë hetim serioz për të. Fakti që dhe tek histoiri e Gërdecit edhe tek kjo janë përsëri Delijorgji Shkëlzeni, Rrahmani etj, ka të bëj me faktin, se ata kontrollonin gjithçka që kishte lidhje me shtetin. Gazeta New York Times u quajt nga Berisha “letër higjienike”.

Tani që në SHBA ka një skandal për një ish zyrtar të FBI i cili ka krijuar konflikt interesi me disa udhëtime në Shqipëri,  situata është ndryshe. Në SHBA ka nisur hetim ndaj McGonigal, por ndryshe nga koha e Berishës edhe në  Shqipëri ka nisur hetim. I vetmi ndryshim i Berishës është që tani New York Times nuk e quan letër higjienike, por e citon. Por djalin e tij nuk ja dorëzoi kurrë drejtësisë që të bënte siç bën amerikanët me të vetët.
Rasti i dytë është ai i revistës Mother Jones, e cila publikoi e para një investigim të hollësishëm mbi paqartësitë e pagesës për një lobisti amerikan Nick Muzin, në emër të PD me pare që vinin nga Rusia.

Në SHBA nisi hetimi dhe lobisti përfundoi në burg. Në Shqipëri përpjekja për hetim i quajt gjueti shtrigash dhe çështja u mbyll. Revista Mother Jones u quajt fletushkë e Sorosit, dhe një media antishqiptare. Madje u akuzua se McGonigal, mori pare nga qeveria shqiptare dhe pagoi revistën amerikane të njolloste PD.
Për ironi të fatit sot kjo revistë boton një raport të hollësishëm mbi aferën e McGonigal dhe mediat e Berishës e citojnë si revistë prestigjioze me famë botërore.

Ashtu është në fakt. Është gjë e mirë që kanë hequr dorë nga akuzat se është fletushkë e Sorosit. Është po ashtu gjë e mirë që kanë heq dorë nga akuzat se ajo u pagua nga McGonigal për të akuzuar PD. Por për të respektuar deri në fund duhet të pranojnë dhe të hetohen për çfarë  shkruan New York Times dhe Mother Jones për ata.

Next Post
FOTO: “Nuk e kam kushëri, nuk e njoh”, Agron Neza nxjerr blof Berishën: Njihemi prej vitesh!

"Moti është i ftohtë por e shtuna..."/ Berisha: Rama të qëllohet me vezë e domate kudo!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Për trurin e berishëve, kur këta janë kaluar, pra amerika flet mirë për ta, në këtë rast amerikanet janë të mirë, kur këta janë këmbësorë dhe po u vjen era burg, në këtë rast amerika është e poshtër, etj, etj.,…
    Njëherë ma hipe, njëherë ta hipa, burgu Reçit, është për VIP-a….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In