• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dy shtetas të Kosovës ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

by A R
01/04/2025 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikane.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.

Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.

Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.

Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rënduar të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.

Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorgizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.

Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.

“Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë./ REL

Next Post
Nga 1 Janari kompetencat e komisionerëve publikë i merr kryeprokurori Altin Dumani, zyrat nën administrimin e SPAK

Krimet zgjedhore, Dumani iu shpjegon strategjinë disa ambasadorëve, takimi në Ambasadën Britanike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In