• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy shembuj që Zoti po ‘qesh’ me planet e presidentit

by Mira Kazhani
25/02/2020 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Shumë nga çështjet që ngre Ilir Meta, nuk janë edhe aq të çmendura sa i përshkruan kryeministri Rama dhe urrejtësit e tij. Juristë e politikanë që nuk flasin publikisht, e argumentojnë se disa prej tyre qëndrojnë pavarësisht, por lepuri fle tek momenti ose si përdoret rëndom nga anglishtfolësit termi ‘Timing’, që duket se i rri përshtat Presidentit, i cili sa herë planifikon një protestë Zoti ka ‘qeshur’ me planet e tij.

Ja dy shembuj:

Në vjeshtën e 2019-s presidenti u përkushtua me të gjitha për të ngritur njerëzit, të pakënaqurit t’i nxiste ata për protesta në emër të shtetit të së drejtës, të mafies që ka kapur institucionet e drejtësisë etj, etj.

E para është shumë e vështirë që masa të ngrihet të protestojë për nenin aq, pika kaq. Protestë për procedura zor se bëjnë shqiptarët, të cilët nuk kanë dalë kurrë edhe kur kanë patur shumë arsye. Që pas studentëve të ’91-shit, këtu zor se kemi parë ideale në Bulevard.

Por ja e zëmë se i gjithë populli i ngjan Rexhep Mejdanit apo Ylli Manjanit. Të gjithë kuptojnë sesi është kapur shteti, si është abuzuar me procedurat, si heshti Parlamenti, 30 ditët e presidentit, e te tjera kleçka juridike, prapë sot nuk ka shpirt proteste për shkaqe thellësisht natyrore.

Në vjeshtë termometri politik njohu një pikë kulmore, dhe fap ra tërmeti që ende dridh shtëpitë tona herë pas herë, dhe shqiptarët e trembur për jetën, nuk e kanë dot mendjen se ku betohen sot për sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Jo buzë Lanës, por edhe në banjat e tyre po të duan. Në këtë klimë të tilla motive nuk indinjojnë kënd.

Për më shumë, 17 shkurti 2020 e ka çuar psikozën e vendit në një përrallë si në tregimin e Petro Markos (Lexo më poshtë).

Të gjithë presin lekët të bien si pilaf nga qielli. Megjithë dëshirën e mirë për të kuptuar një grusht shteti, masa, populli, qytetarët, fshatarët, më shumë do të dijë kur dhe si vinë lekët. Dhuratë apo kredi, kjo as nuk ka më rëndësi. Të gjithë presin sesi do të çelë sërish jeta.

Dhe si për të mos mjaftuar tërmeti tragjik, dhe post tërmeti magjik ( 1 miliard e 115 milionë eurot e 17 shkurtit) vetëm një javë nga 2 marsi u shfaq koronavirusi. Në tiranapost.al këto dy ditë (që pas panikut italian) lexohet vetëm ky togfjalësh dhe horoskopi. Nuk është një përfundim zyrtar, por mjafton për të kapur nervin e masës, lexuesi që i bie të jetë edhe protestuesi, lundron në ujëra të tjera dhe se ka qetësinë për të gjykuar çështje juridike apo edhe politike, po të duam ne edhe historike. Thjesht nuk e kanë mendjen.

Janë shumë më të trembur për çështje që i kërcënojnë tani dhe vetëm tani. Apo shumë në narkozë nga paratë e mbledhura. Janë këto dy shembuj që i vënë kapakun veç nëse 2 marsi do jetë ndonjë komplot i universit dhe do na lërë të gjithëve gojëhapur. Me Zotin nuk luhet as bëhen plane, por deri më tani kuptojmë se:

“Si vështirë duket që në një kohë me tërmete dhe pandemi globale si koronavirusi, njerëzit të mblidhen dhe t’i kthejnë dinjitetin Kushtetutës. Nuk paska qenë e thënë dhe përfundimisht Zoti ‘qesh’ me planet tona”.

Pjesë nga tregimi:

“Me këtë rast dua të bëj një parantezë për karakterin e fshatarëve të mi: para një viti kishte rënë tërmet. Shkaktoi dëme të mëdha, madje edhe të vdekur. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe shtetet fqinje dërguan ndihma të mëdha. Vodhi qeveria, vodhën autoritetet e fshatit, po mbeti dhe për fshatarët.

U nda miell e sheqer, makarona e kuti mishi, voza me sardele, tesha, mbulesa dhe para. Neve, për një të çarë të murit, na dhanë dyzet napolona. Kështu që fshati i madh, pasi ra në bollëk, harroi të vdekurit dhe me atë bollëk kërciste vera e rakia, byrekët, shqerrat e kecërit e pjekur!

Hanin, pinin e këndonin si në dasma. Mirëpo për pak muaj i mbaruan dhe nisën të qanin të vdekurit…

Dhe ngjau shakaja më e madhe e atyre viteve: Prifti Parthemo, që ishte dhe shakaxhi, pasi bënte meshën një të diel në kishën e madhe të Shën Spiridonit, doli me kryqin e madh aty në mes të dyerve të ajodhimës dhe bërtiti:

Gjunjëzohuni!

Të gjithë u llahtarisën dhe u gjunjëzuan.

– Tani, – thirri ai, – lutuni të na vijë tërmeti tjetër, se i mbaruam!

Po tërmeti tjetër nuk erdhi. Erdhi përsëri lufta për bukën e gojës.”

Next Post
Një shembull nga Itali/ Renzi: Asnjë debat politik për koronavirusin, do ta përballojmë të gjithë bashkë

Një shembull nga Itali/ Renzi: Asnjë debat politik për koronavirusin, do ta përballojmë të gjithë bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com