• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy propozimet e PD-së që dëmtojnë atë vetë…

by Eduard Zaloshnja
25/09/2024 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Dje patëm dy zhvillime me ndikim në rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve të 2025-ës. Së pari, KQZ-ja publikoi procedurat për regjistrimin e zgjedhësve me banim jashtë vendit (1.75 milionë rezultojnë jashtë vendit, duke ndërthurur të dhënat e 3.7 milionëve në listat e zgjedhësve dhe 1.95 milionë banorëve të rritur të këtushëm sipas Censit-23). Së dyti, u zhvillua takimi zyrtar Noka-Meta, që i hap rrugën futjes së kandidatëve metistë në listën e sigurtë të 47 kandidatëve të PD-së (takime të tjera priten me parti më të vogla opozitare).

Këto dy zhvillime të djeshme na kujtojnë punën e Komisionit të përbashkët PS-PD për reformën zgjedhore…

Komisioni i përbashkët PS-PD për reformën zgjedhore prodhoi dy ndryshime të rëndësishme në Kodin Zgjedhor: 1.Për herë të parë do të krijohet mundësia për votimin e emigrantëve me postë nga vendet ku banojnë;  2.Për herë të parë u vendos që të jenë dy lista kandidatësh për secilën parti – njëra e mbyllur me renditje të paracaktuar nga secila parti, dhe tjetra e hapur me kandidatë që do të garojnë me njëri-tjetrin për mandate parlamentare brenda partisë.

Në lidhje me votimin e emigrantëve, PS-ja propozoi që si dërgimin e zarfeve me fletët e votimit, edhe kthimin e tyre në KQZ, ta realizonte Posta Shqiptare me financim nga shteti. Por PD-ja nuk e pranoi këtë propozim dhe këmbënguli në propozimin e vet që kthimi i fletëvotimeve të plotësuara në KQZ të realizohet privatisht nga çdo votues në emigracion.

PD-ja kishte frikën se Posta Shqiptare mund ta manipulonte dërgimin e votave në KQZ nga emigrantët. Por kjo frikë duket joracionale. Që Posta Shqiptare të realizonte një opercion me ndikim domethënës në rezultatin përfundimtar, do t’i duhej të angazhonte një numër të madh punonjësish të lartë e të ulët, për të kryer një krim elektoral në bashkëpunim, të dënueshëm me 5-8 vjet burg.

Nga ana tjetër, dërgimi e fletëvotimit privatisht nga secili votues në emigracion e vë në disavantazh PD-në, ngaqë PS-ja ka më shumë mundësi të organizojë dhe financojë votimin e përkrahësve të thjeshtë socialistë në emigracion. (Në zgjedhjet e Kosovës janë evidentuar përvoja të tilla.)

Në lidhje me listat e hapura, PS-ja propozoi uljen e herësit të zgjedhjeve të kaluara (që ishte 10 mijë vota personale) deri në 7 mijë vota. Në këtë mënyrë, do të kishte më shumë kandidatë që do ta tejkalonin herësin dhe që do të zëvendësonin kandidatë të paravendosur sipër tyre në listat e partisë përkatëse. Kuptohet që sa më shumë kandidatë shpresojnë se mund ta tejkalojnë herësin, aq më shumë vota ata mbledhin edhe për partinë e tyre.

Por PD-ja nuk e pranoi këtë propozim të PS-së dhe këmbënguli për propozimin e vet që të jetë një listë e mbyllur dhe një listë e hapur brenda partisë. Me këtë formulë, 47 kandidatët e listës së mbyllur të PD-së (nga të cilët disa do të jenë të partive të vogla opozitare) do ta kenë pothuaj të sigurtë mandatin parlamentar (dhe nuk do të punojnë fort në terren). Ndërkohë, shumë pak kandidatë të listës së hapur do të kenë shpresë se PD-ja mund të marrë më shumë se 47 mandate…

Nga ana tjetër, shumë kandidatë të listës së hapur të PS-së do të kenë shpresë të marrin mandat dhe do të punojnë fort në terren. Sepse PS-ja pritet të marrë shumë më tepër mandate se sa 47 të sigurtat.

Next Post
Kreu i “VATRA”-s në Turqi, pro “Shtetit të bektashinjve”: Asnjë luftë nuk ka ardhur prej tyre, vetëm paqe

Kreu i “VATRA”-s në Turqi, pro "Shtetit të bektashinjve": Asnjë luftë nuk ka ardhur prej tyre, vetëm paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In