• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy portrete të Rembrandit ekspozohen për herë të parë

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portreti i Marten Soolmansit dhe bashkëshortes së tij, Oopjen Coppit, në madhësi natyrore, të cilët me rastin e martesës më 1634 i realizoi maestroja Rembrandt van Rijn, për herë të parë janë ekspozuar fundjavën e kaluar në Rijksmuseum në Amsterdam qysh prej fundit të shekullit XIX, kur kaluan në pronësi të familjes Rothschild.

Pikturat – të cilat vetëm fundjavën e kaluar i kanë parë 26 mijë njerëz – Rothschild i kishte mbajtur në dhomën e tij të gjumit.

Ish-pronari i tyre ka ardhur në Amsterdam që para publikut të turret për t’i parë ato, për herë ta parë pas shitjes, të “takohet” me veprat të cilat me dekada i ka pasur në ambient privat dhe i ka vështruar çdo herë përpara se të flinte.

“Në shtëpi janë dukur sikur janë pjesë e asaj hapësire rrethuese private e në muze janë disi zyrtare”, ka thënë Eric Rothschild për “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai dhe vëllai i tij, Robert, i kanë trashëguar portretet e Rembrandit nga i ati Alen. Vendimin për t’i shitur ato e kanë marrë me qëllim që të lajnë borxhet e taksave të të birit të Robertit.

“Nuk kam dashur që ta mbaj timen e ai portret që ka pasur në pronësi vëllai të shitet. Kjo, sepse duke shikuar në këndvështrimin e historisë së artit, është e menduar dhe ka kuptim që këto portrete të rrinë në çift”, ka thënë Eric Rothschild.

Të dyja portretet kanë qenë në banesën e Ericut e ai ka qenë pronar i portretit ku paraqitet Oopjen Coppit, përderisa Roberti ka trashëguar atë të bashkëshortit të saj, Marten Solmans.

Pas vdekjes së babait të tyre dy vëllezërit kanë mundur të vendosnin se si do t’i ndanin këto kryevepra.

Ericut, siç ka thënë ai, gjithmonë i ka pëlqyer portreti i gruas, sepse ka konsideruar se maestroja holandez i ka bërë asaj një analizë më të thellë psikologjike. Vëllezërit Rothschild, siç e ka konfirmuar Eric, nuk kanë në pronësi ndonjë tjetër vepër të Rembrandit.

“Gjyshi i ka pasur disa, por neve na kanë takuar vetëm këto dy”, ka thënë ai.

Portretet do të jenë të ekspozuara në Amsterdam deri në tetor e më pas do të ekspozohen në Louvre. Franca dhe Holanda me rastin e blerjes së këtyre dy veprave ishin marrë vesh që ato të ekspozohen në këto dy institucione të artit.

Njashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre pasanikë, Eric de Rothschild është koleksionist i veprave të artit. Koleksioni i tij privat kryesisht përbëhet nga vepra të pop-artit, aso të shkollës angleze, por, siç thotë ai, nuk ka asnjë të impresionizmit, një rrymë që kurrë s’e ka impresionuar. (b.an)

Next Post

Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In