• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur ndërkohë punë në Gjermani,-shumica në sektorin e rrogave të ulta. Hapi i parë drejt integrimit? Po, thotë eksperti Vido Geis në intervistë me “Deutsche Welle”-n.

Sipas Agjencisë Federale të Punësimit që nga viti 2015 rreth 30.000 refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani. E vlerësoni si sukses këtë shifër?

Sigurisht që është një sukses. Sidomos, po të mendosh se sa i vështirë është integrimi i refugjatëve në tregun e punës, sepse ndryshe nga emigrantët e tjerë, ata nuk e njohin gjuhën.

Ndërkohë 130.000 të tjerëve, të cilëve u është njohur statusi i azilantit janë të regjistruar të papunë. Si mendoni ju prurja e deritanishme ka ndikuar pozitivisht apo negativisht në tregun gjerman të punës?

Fakti që kemi më shumë të papunë se sa të punësuar tregon se integrimi i refugjatëve në tregun e punës kërkon më shumë kohë. një studim i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet për Profesionin të thotë se refugjatët kanë nevojë për rreth 15 vjet deri sa të arrijnë standardin e emigrantëve që kanë ardhur më parë. Nga ana tjetër e dimë se kanë ardhur njerëz me nivel të ulët të kualifikimit profesional. Ekonomia gjermane ka mjaftueshëm forca pune në këtë lloj sektori. Prandaj ndikimi në tregun e punës nuk ka për të qenë pozitiv.

Shumë refugjatë punësohen në sektorin e rrogave të ulta, si në atë të shërbimeve, pastrimin apo shërbimet e sigurisë. Punë që shpesh nuk duan t’i bëjnë gjermanët, megjithatë atyre u ofrohen avantazhe. A janë pengesë barrierat burokratike për refugjatët?

Nëse flasim për refugjatë, të cilëve u njihet azili në bazë të Konventës së Gjenevës, normalisht nuk duhet të kemi pengesa burokratike. Ata janë të barabartë me vendasit- Por tek azilkërkuesit situata është ndryshe. Këtu duhet të provohet njëherë, nëse për një vend pune nuk është gati një kandidat gjerman. Ka përmirësime pas ligjit të integrimit, por në administratë ka ende vështirësi, përsa i përket bashkërendimit mes Zyrës së të Huajve dhe Agjencisë së Punës. Shumica e refugjatëve që kanë ardhur në dy vitet e fundit janë të bllokuar aktualisht, sepse ende presin procedurën e azilit dhe nuk janë njohur ende si azilantë.

Sipas kreut të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Frank-Jurgen Veise, ekonomia gjermane edhe në të ardhmen është e varur nga fuqia punëtore e huaj. A përdoret si duhet potenciali i refugjatëve të arsimuar?

Parimisht po. Refugjatët duhet të mësojnë gjuhën, të kenë profesionin e duhur dhe të bëjnë ekuivalentimin e diplomave. Shumë nuk i kanë kualifikimet e duhura. Në dy vitet e fundit, vëmë re në statistika, kemi rritjen e numrit të mjekëve sirianë.

E megjithatë shumica ushtrojnë punë me vetëm 1 euro në orë. Vërtet që ata hyjnë në tregun e punës, po nuk kanë perspektiva afatgjata. Nuk do të ishte më mirë të investohej në shkollimin më të mirë të refugjatëve?

Tek refugjatët e rinj sigurisht është mirë që ata të shkollohen në Gjermani. Problemi është se ata duhet të binden që të bëjnë një shkollim profesional. Kjo është e vështirë. Kursantëve u kushton shkollimi profesional deri në 5 vjet, tre vjet shkollim, dy vjet gjuhë. Shumë vetë thonë se në këtë kohë ata duan të fitojnë para, të mbështesin familjet. Nevojitet shumë punë bindëse. Por edhe një punë me rrogë të ulët ka vlerën e saj, sepse shërben si startim në tregun e punës, të jep mundësi të njohësh institucionet gjermane të punës, të lidhësh kontakte dhe të mësosh gjuhën.

ma.me

Next Post

Lamtumirë debilim, lyeini qimet me këtë kremë 3 here në ditë dhe ato zhduken përgjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com