• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dy persona hynë në dyqan”, dëshmitarët tregojnë momentet para se të arrinte policia

by A R
13/03/2018 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimet se shpërthimi në dyqanin e celularëve mund të kishte ndodhur nga lënda përbërëse e baterive, duket se është hedhur poshtë nga dëshmitarët e ngjarjes, para se ekspertët të zbulonin mbetje eksplozivi në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë dje se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa ka shkaktuar dëme të shumta materiale edhe jashtë dyqanit, në xhamat e ndërtesave përreth dhe të disa bizneseve. Kanë qenë banorët e zonës, ata që i kanë ardhur në ndihmë të parë personit të plagosur, pasi kishin telefonuar më parë sallën operative.

“Fillimisht dëgjuam një shpërthim shumë të fortë. I ngjashëm me shpërthim lënde eksplozivi, tritol a diçka e tillë. Përreth pamë që ishin thyer xhama dhe kishte shumë dëme. Nxituam të shihnim se ku ndodhi ky shpërthim dhe pamë që servisi i celularëve ishte shumë i dëmtuar. Menjëherë i telefonuam Policisë dhe denoncuam se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë disa dëshmitarë të ngjarjes.

Më pas, ata thonë se dy të rinj nxituan të futeshin brenda në dyqan për të parë nëse kishte persona të plagosur.

“Dy djem hynë brenda para se të vinte Policia. I pamë kur dolën duke mbajtur në krahë një person që ishte në gjendje shumë të rëndë. Dukej që ishte dëmtuar shumë, pasi shpërthimi ishte shumë i fortë. I ishin dëmtuar gishtat e duarve, këmbët dhe ishte i nxirë e i gjakosur në fytyrë. Më pas erdhi Policia dhe rrethoi zonën. Na largoi nga vendi i ngjarjes. Më pas erdhi edhe ambulanca që mori të plagosurin”, treguan dje dëshmitarët. Disa prej personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe të njohur të të plagosurit Gentian Hoxha, janë shoqëruar në Polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes./panorama

Next Post
Ndrenika: Rama më tha shih projektin para se të flasësh, pastaj iku…

Ndrenika: Rama më tha shih projektin para se të flasësh, pastaj iku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

September 7, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë –

September 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com