• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

by A R
07/09/2026 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të qarkut Shkodër, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së flakëve.

Në Bardhaj–Myselim, në Shkodër, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave, në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave. Ndërkohë, në Bërdicë, ndërhyrja gjatë natës bëri të mundur mbrojtjen e banesave dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Një tjetër vatër është evidentuar në Shtoj të Ri, ku gjithashtu është ndërhyrë nga strukturat operacionale.

Në Vau-Dejës, zjarri në Mnelë të Madhe vijon të jetë aktiv, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Forcat në terren janë të angazhuara kryesisht për mbrojtjen e zonës së banuar. Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Naraç.

Situata mbetet problematike edhe në Pukë, ku zjarri në Malin e Tërbunit vijon të përhapet, i favorizuar nga era e fortë. Vija e zjarrit shtrihet në mbi 10 kilometra në kurorën pyjore. Aktualisht, nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Fushë-Arrëz, zjarri në Kulumri është shuar plotësisht dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Ndërkohë, në aksin Iballë–Fierzë, një vatër vijon të jetë aktive në terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, duke kufizuar mundësinë e ndërhyrjes nga toka.

Në terren vijojnë operacionet e MZSH-së, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile, me qëllim kufizimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Prefektura e Qarkut Shkodër vijon koordinimin pa ndërprerje me strukturat vendore, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera të mbrojtjes civile.

Prioriteti kryesor mbetet mbrojtja e qytetarëve dhe banesave, ndërsa situata vijon të jetë dinamike dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Next Post
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In