• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy përbërësit kimikë që e transformojnë ujin në verë, pa përdorur rrush

by Java News
29/05/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi mundëson kthimin e ujit në verë në 15 minuta, duke përzier ujë, etanol dhe aditivë të ndryshëm ushqimorë, të cilët janë në gjendje të imitojnë shijen e verës së vërtetë.

Dy prodhues vere në San Francisco duket se janë në gjendje të kryejnë një transformim që na kujton shumë atë të një ungjilli të famshëm: shndërrimin e ujit në verë, edhe pse teknika e studiuesve është absolutisht komplekse, ajo mund të vihet në praktikë në fare pak kohë. Procesi mundëson kthimin e ujit në verë në 15 minuta, duke përzier ujë, etanol dhe aditivë të ndryshëm ushqimorë, të cilët janë në gjendje të imitojnë shijen e verës së vërtetë. Mardonn Chua dhe Alec Lee, janë shpikësit e këtij krijimi le të themi. Ata tregojnë se ideja u

lindi pasi panë një shishe të shtrenjtë vere në një vinotekë në Kaliforni,  të cilën nuk do të kishin shansin ta provonin. Dhe kështu pyetën veten nëse do të kishte një mënyrë për të krijuar një verë të mirë, por të leverdishme për xhepat e kujtdo. Përgjigjen e gjetën te kimia. Në vend të rrushit (që është absolutisht i përshtatshëm për prodhimin e verës) menduan etanolin, përderisa është përbërësi kryesor i pijeve alkoolike së bashku me ujin dhe më pas filluan të shtonin aditivë.

Për shembull, etilik hexanoate për të dhënë një shije frutash. Aditivët janë shtuar duke u nisur nga analiza kimike të verës origjinale, për t’i prodhuar më pas në mënyrë artificiale. Receta përfshin 85% ujë, 13% etanol dhe 2% aditivë të ndryshëm. Tentativat e para nuk qenë ekzaktësisht një sukses. Por me pak durim dhe prova të ndryshme shpikësit arritën të merrnin rezultate të sakta thuajse si ato të verës muskat të Italisë. Dy studiuesit tashmë kanë hapur një shoqëri motoja e së cilës është “të krijojmë verën molekulë për molekulë” dhe produktet e tyre qartësisht janë prezantuar si kopje të verërave fine.

Ashtu siç mund të imagjinohet, jo të gjithë janë entuziastë nga shpikja e dy studiuesve, ndërsa nuk kanë munguar as deklarata të tipit se “ata janë falsifikues verërash”.

Po Lee dhe Chua nuk e lënë veten të dëshpërohen dhe janë të bindur se shpikja e tyre do të ketë një potencialitet të madh në treg. Ndërkohë, ata kanë siguruar se vera nuk përbën pasoja për shëndetin e konsumuesve të saj.

Prodhimi klasik i verësvera1Vera është një pije alkoolike e përftuar nga fermentimi i lëngut të rrushit dhe frutave të tjera. Gjatë fermentimit të rrushit të shtrydhur mikroorganizmat konsumojnë sheqerin, i cili gjendet në fruta dhe e shndërrojnë atë në alkool. Sipas varieteteve të ndryshme të rrushit prodhohen edhe llojet e ndryshme të verës. Vera ka një histori të gjatë e të pasur duke filluar nga viti 6000 p.e.s. dhe mendohet se e ka origjinën diku në kufijtë e Gjeorgjisë dhe Iranit. Vera mendohet të jetë sjellë në Europë diku rreth viteve 4500 p.e.s. në vende si Bullgaria, Greqia dhe ka qenë e zakonshme te grekët e lashtë, te thrakët dhe romakët. Vera gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në religjion përgjatë historisë. Prodhimi i verës, fillon me selektimin e rrushit dhe përfundon deri te mbushja e shisheve të verës. Prodhimi i verës mund të ndahet në dy kategori të përgjithshme:  prodhimi i verës së pagazuar (jo i karbonizuar) dhe prodhimi i verës së gazuar (me CO2). Shkenca e cila merret me prodhimin e verës quhet enologji. Vera e kuqe përfitohet nga mushti (pulpa) prej rrushit të kuq apo të zi që kalon nëpër fermentim së bashku me lëvoren e rrushit, gjersa vera e bardhë zakonisht përfitohet me fermentimin e lëngut i cili del nga kokrra e rrushit të bardhë me shtypje, por gjithashtu mund të përfitohet nga mushti i ekstraktuar nga rrushi i kuq me kontakt minimal me lëvoren e rrushit. Verërat “Rosé” janë të përfituara nga rrushi i zi ku lëngu i ekstraktuar është i lejuar të jetë në kontakt me lëvoren për aq kohë sa ta fitojë ngjyrën e kuqe të çelët. Përgjatë fermentimit primar, i cili zakonisht zgjat prej një deri dy javë, majaja shndërron pjesën më të madhe të sheqerit nga lëngu i rrushit në etanol (alkool). Pas fermentimit primar, lëngu transferohet në rezervuar për fermentim sekondar. Aty, sheqeri i mbetur ngadalë shndërrohet në alkool dhe vera kthjellohet. Më pas vera lejohet të qëndrojë në rezervuar të drurit para se të mbushen shishet, ku kështu vera fiton një aromë ekstra. Koha prej prodhimit deri te pirja mund të variojë nga disa muaj në disa vjet. Megjithatë, vetëm rreth 10%  prej të gjithë verërave të kuqe dhe 5% prej verërave të bardha shijojnë ma mirë mbas pesë viteve se do të shijojnë pas një viti. shqip/ a.k

Next Post

Horoskopi 30 Maj 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In