Dy parti në një shtëpi/ Habit Monika Kryemadhi: Iliri nuk garon më për LSI-në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka garantuar se Ilir Meta nuk garon më për kryetar në partinë që krijoi vetë. Sipas Kryemadhit, Meta bëri zgjedhjen më të mirë kur u zgjodh President dhe thekson se ai është një socialist i vërtetë. Sa i përket partisë së re, Kryemadhi beson se ai bën shaka kur e thotë dhe edhe për këtë nuk e beson.

”Ilir Meta është socialist, i majtë. Pyesni Ilir Metën për kreun e PS. Letra ishte shumë e drejtpërdrejtë, një socialist i vërtetë do e pranonte me dashamirësi. Asnjë socialist s’do të pajtohet me atë që bëri Spiropali që na u bë tanku pu shtues. Socialistët e vërtetë do të jenë Vojo Kushi. Në Asamble kishte shumë pak socialistë, i vetmi ishte Majko. Gjiknuri është më i ri se vetë socialistët.

Letra ishte shumë e mirë por një institucioni që s’përfaqëson PS. Mund t’i drejtoheni Metës. Kam përshtypjen që Meta po pret 25 prillin që më pas të shkojë në referendum Shqipëria për t’ir ikthyer institucionin. Meta ka bërë zgjedhjen më të mirë si President. Nuk e di si do dilnim, e bindur që nuk garon më me LSI. Do krijojë partinë e vetë por bën shaka besoj. LSI ka vendosur gjthmonë anëtarësia. Ka qenë dhe do jetë parti e të rinjve dhe të rejave. PS nuk është me me Ramën, ska më PS. Ka një sekt, Rilindje, Rama s’përfaqëson më PS.”- tha Kryemadhi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com