Dy vajza, që kanë ardhur në jetë ditët e fundit, kanë lindur me antitrupa kundër COVID-19.
Vogëlushet, të quajtura Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova, nga dy nëna të ndryshme, të cilat kishin marrë vaksinat kundër koronavirusit gjatë muajve të shtatzënisë.
“Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo.
Sipas mediave të huaja, dy nënat, një 37-vjeçe dhe tjetra 36-ë nuk e kanë kaluar asnjëherë koronavirusin, por iu nënshtruan vullnetarisht vaksinës, si pjesë e një studimi./ b.h