• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vendi më i goditur në botë nga COVID, VOA: Shkencëtarët paralajmërojnë rreth një varianti të ri, shumë më ngjitës

by
26/03/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brazili po shfaqet si vendi më i goditur në botë nga pandemia ndërsa së fundmi çdo ditë raportohen 79,000 raste të reja me COVID.

Ndërkohë shkencëtarët po paralajmërojnë rreth një varianti të ri të virusit, shumë më ngjitës, të quajtur P.1, i cili u shfaq për herë të parë në pyjet e Amazonës, e që mund të jetë një nga më të rrezikshmit në botë.

Korrespondenti i Zërin e Amerikës, Edgar Maciel raporton nga San Paulo se spitalet në pjesën dërrmuese të vendit i kanë tejkaluar kapacitetet dhe njerëzit po vdesin pa marrë kurrë trajtim.

Në San Paulo sheh shpesh festa e grumbullime të rinjsh pa maska. Skena të tilla përsëriten në Brazil që pas kalimit të valës së parë të pandemisë. Infeksionet u ulën, vdekjet ranë dhe brazilianët iu kthyen asaj që ata mendonin se do të ishte normalja e re.

Metroja e San Paulos ishte e mbushur plot në fillim të kësaj ndërsa vendi regjistroi më shumë se 290 mijë vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Ekspertët e shohin këtë si një “recetë për katastrofë”, në një vend që konsiderohet si një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mallrave e shërbimeve.

“Brazili po përjeton një katastrofë. Në ditët e fundit, më shumë se 23% e të gjitha vdekjeve ditore në botë ndodhën këtu. Dhe ne kemi vetëm 2.7% të popullsisë botërore. Situata në Brazil sot është një kërcënim për publikun global. Nëse qeveritë e vendeve të tjera dhe OBSH-ja nuk e kthejnë vëmendjen e tyre këtu, ne mund të shkaktojmë një katastrofë për të gjithë botën”, thotë epidemiologu Pedro Hallal.

Brazili përbëhet nga 27 njësi administrative federale. Në 26 prej tyre spitalet dhe qendrat shëndetësore janë pothuajse në kolaps.

Në jug të Brazilit, “Zëri i Amerikës” vizitoi Porto Alegren, kryeqyteti i shtetit Rio Grande do Sul. Sistemi shëndetësor këtu ka qenë i mbipopulluar për 22 ditë me radhë. Njerëzit po sëmuren dhe vdesin pa u mjekuar dhe mjekët nuk dinë çfarë të bëjnë për të shpëtuar pacientët. Ky është një nga momentet më të rënda të pandemisë.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Sepse nuk e dimë saktësisht se çfarë na pret. Çdo ditë duket më keq se ajo që iku”, thotë doktor Alexandre Zavascki, specialist i sëmundjeve infektive.

San Paulo, qyteti më i madh i Brazilit, ndodhet në të njëjtën situatë. Nëntë nga dhjetë njësitë e kujdesit intensiv janë tashmë plot. Një numër i madh i pacientëve të sëmurë kanë vdekur pa u vizituar nga një mjek.

Jashtë spitaleve, familjet presin me ditë për ndonjë lajm.

“Solla gruan këtu në këtë spital. Nuk e di se si është. I lutem Zotit që ajo të dalë nga kjo situatë. Por është e vështirë. Jam shumë i mërzitur. Është një virus që po shkatërron familjet. Babai im, motra, djali dhe gruaja, të gjithë janë me COVID”, thotë Wagno Silva, familjar i një pacienteje.

Duke u përpjekur të frenojnë kaosin, San Paulo dhe kryeqytetet e tjera anembanë vendit vendosën të mbyllnin bizneset, por kjo nuk ka funksionuar. Pjesa më e madhe e popullsisë nuk po qëndron në shtëpi. Shumë njerëz ende kanë nevojë të dalin për të punuar. Është një zgjedhje e vështirë në një vend që lufton çdo ditë me varfërinë. Njerëzve u duhet të zgjedhin mes mbrojtjes nga pandemia dhe urisë nga ana tjetër.

“Ka qenë shumë e vështirë për njerëzit që punojnë në rrugë. Njerëzit më kritikojnë, por unë jam këtu sepse duhet të jem. Nuk kam të ardhura të tjera. Duhet të paguaj qiranë çdo muaj. Nëse qëndroj në shtëpi, unë ose do të vdes nga koronavirusi ose vdes nga uria. Nuk është e lehtë”, thotë Armando Castro, shitës kokoshkash.

Për shumë, faji është i udhëheqjes së vendit që nuk ka investuar sa duhet për vaksinat e për ta menaxhuar më mirë krizën.

“Kur skuadra është e keqe është faji i trajnerit. Kështu që këtu në Brazil, faji i takon udhëheqësit më të lartë të vendit. Përveçse nuk ka ndihmuar, presidenti ka penguar luftën kundër koronavirusit. Bolsonaro ishte ai që tha se pandemia po mbaronte. Ai tha është thjesht një grip i lehtë. Ishte presidenti që filloi të përhapte informacione të rreme në lidhje me ilaçet dhe tha se vaksinimi nuk ishte i sigurt”, thotë epidemiologu Pedro Hallal.

Presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se vendi ka bërë gjithçka që mundet përballë pandemisë dhe ka kritikuar masat bllokuese, duke thënë se ato i bëjnë më shumë dëm ekonomisë sesa virusit. Ndërkohë, zoti Bolsonaro ka ndërmarrë masa për të shpejtuar blerjen e më shumë vaksinave./b.h

Next Post
VIDEO: Sa bëjnë 7 X 7? Profesor Luli jep leksione matematike djalit të vogël në Tiranë

VIDEO: Sa bëjnë 7 X 7? Profesor Luli jep leksione matematike djalit të vogël në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

September 16, 2026
EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

September 16, 2026
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

September 16, 2026

Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve

September 16, 2026
Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com