• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy marrëveshje në samitin e Berlinit, por pa mikpritës! Analiza e DW: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet sfidë

by S T
15/10/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i dhjetë i Berlinit riafirmoi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por konfliktet e pazgjidhura mbeten ende sfida të mëdha.

Me dy nënshkrime për bashkëpunim rajonal përfundoi të martën në Berlin samiti njëditor i Procesit të Berlinit. Në 10-vjetorin e themelimit të tij, nisma gjermano-evropiane, që synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, përfundoi me nënshkrimin e dy marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal: “Samiti i tregon se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja, ne po forcojmë përpjekjet tona për të krijuar një rajon më të integruar ekonomikisht dhe politikisht,” tha kancelari Olaf Scholz, në përfundim të takimit. Dy marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë: Plani i ri i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) 2025-2028, i cili synon të forcojë integrimin ekonomik të rajonit, si dhe lehtësimin e lëvizjes së studentëve në universitetet e rajonit.
Dialogu Kosovë-Serbi mbetet sfidë

Megjithatë, konfliktet e pazgjidhura në rajon mbeten një sfidë e madhe, kryesori është dialogu i ngecur prej kohësh mes Serbisë dhe Kosovës: “Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar. Unë jam i pakënaqur me progresin e bërë deri tani. Të dyja palët duhet të respektojnë angazhimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.

Kjo është thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe për të ardhmen e tyre evropiane,” tha kancelari Scholz në konferencën për media.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në margjinat e Samitit pati një takim dypalësh me kancelarin, tha më pas para gazetarëve se Kosova është në pritje të komisionit të ri, dhe u tregua optimist se do të mund të ketë një dinamikë, sikurse e kishte paralajmëruar më parë edhe kancelari Scholz, në fjalën e hapjes së samitit.

Por ai nguli këmbë në kërkesat e Kosovës për dorëzimin e Milan Radoiçiçit, përgjegjës për sulmin në Banjskë, në shtator 2023, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Brnabiç, drejtuar vendeve antare të BE-së, ku mohohet integriteti territorial i Kosovës, si edhe nënshkrimin e marrëveshjeve bazike të Ohrit dhe Brukselit, të cilat u arritën në shkurt dhe mars të vitit 2023, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.
Kosova heq vizat për qytetarët e Bosnjës

Një shembull i qartë për pasojat bllokuese të ngecjes së dialogut me impakt në rajon është regjimi i vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, i cili vazhdon të ekzistojë për shkak të kundërshtimeve të Republika Srpskas. Për këtë ishte rënë dakord qysh në samitin e Procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022. Prandaj edhe kryeministri i Kosovës paralajmëroi në samit se Kosova tashmë ka vendosur t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës. “Ndodhemi në një situatë paradoksale: Nëse unë, me pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës, dua të shkoj në Sarajevë, më duhet të shkoj në Shkup që të marr vizë disa ditore atje. Dhe ky është një absurditet me të vërtetë i mundimshëm,” argumentoi Kurti, i pyetur nga DW. Por ai tha se nuk beson se do të ketë një hap të ngjashëm nga pala boshnjake, për shkak të vetos së Republikës Serbe, e cila sipas Kurtit “është shndërruar në një Bjellorusi të vogël në Ballkanin Perëndimor”.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 me iniciativë të ish-kancelares gjermane Angela Merkel. Qëllimi kryesor i tij ishte të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se tashmë „është rritur ndërgjegjësimi që një union më i madh është gjithashtu një union më i fortë dhe se është përgjegjësia jonë t’i afrohemi anëtarëve aspirantë”.

Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina), në samit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Pjesëmarrës të tjerë përfshijnë përfaqësues të disa shteteve anëtare të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare. Organizimi i Procesit të Berlinit bëhet çdo vit në një vend tjetër. Se kush do të organizojë takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, kjo nuk dihet ende./ DW

Next Post
“Na duhet freskia e Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri hungarez Szijjártó: Të përshpejtojmë procesin e zgjerimit! Shqipëria, arritje të prekshme

“Na duhet freskia e Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri hungarez Szijjártó: Të përshpejtojmë procesin e zgjerimit! Shqipëria, arritje të prekshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com