• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy Kuvendet e PD/ Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige

by Java News
30/11/2021 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Opinionisti Arben Meçe theksoi se për këto ngjarje, një e vërtetë e cila nuk thuhet në kohën e duhur, nuk është më një e vërtetë. Ai shtoi se akuzat e palëve janë për të krijuar besueshmërinë e kësaj lufte.

“Si drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Hedhja e kësaj teze nuk lidhet me fajin që ka bërë Basha. Përpara gijotinës e kemi vënë ne Bashën me këto teza. I kemi thënë në kohën e duhur. Ato që po thonë janë të vërteta sepse i kemi thënë ne dhe në kohën e duhur. Janë të vërteta, por nuk po i thonë në kohën e duhur. Dëmi që po vjen s’është parimor, është një luftë për një pushtet të poshtër brenda Partisë Demokratike. Qëllimi i Berishës është të marrë Partinë Demokratike. Gjithë kjo luftë ka pasur vetëm një synim. Për veten e tij Berisha djeg çdo gjë, më 21 janar vrau katër veta, në vitin 1997 dogji Shqipërinë. Në të gjitha rastet parimi ka qenë që mbi interesat e mia nuk vë asgjë.”-tha Meçe.

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Gent Malko, tha se Berisha po i vë disa akuza përballë Bashës por synon t’ju çojë një mesazh atyre që e mbështesin.

“Rama i ka dhënë një mundësi Bashës, i ka faluar një lojtar, del Alibeaj dhe kërkon dekomunistizimit. Kanë kaq kohë që e thonë, tranzicioni politik që duhet të mbyllet. Ata mendojnë se pikë e dobët e Berishës është e shkuara e tij ish-komuniste, mendojnë se do e godasin këtu. Berisha nuk po godet Bashën, por po jep mesazhe. Nëse Berisha e ka ditur punën e lobimit rus dhe ‘Toyota Yaris’, po të donte dhe nuk priste momentin e tanishëm, mund t’i nxirrte para 1 muaji. Nuk po godet Bashën se Bashën ai e ka një kundërshtar që e eleminon politikisht në sekond. Mesazhin po ja jep atyre që mbështesin Bashën. Ky njeri si politikan, ky lojtari juaj, mund të eleminohet se kam prova e fakte. Meqë erdhi Kuvendi i datës 11, palët po i bëjnë presion njëri-tjetrit deri në këtë  nivel.”-tha Malko.

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi tha se e sheh totalisht ndryshe situatën.

“Mund të merresh me Toyota Yaris, kur një njeri si Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike? Berisha është lojtar i vjetër dhe i fortë. Kur ne i thonim t’i je i hequr teknikisht nga PD, thoshte me datë 10 se nuk e ka ditur se do ta heqin. Toyota Yaris, të hapësh një akuzë të tillë që hap diskutime dhe nuk dalin efiçente. Në lidhje me lobimin rus Berisha e ka pas në vitin 2018 dhe ka pas informacion. Ka informacion se është i implikuar. Krijohet një bindje dhe Berisha e ka pranuar që ekziston një dosje. Berisha ka marrë përsipër për të larguar Bashën, pse merresh me Toyota Yaris. Ky është i kapur me krim në dorë, me fakte, çfarë s’ka bërë në PD. Kërkon rregulla kur i ka thyer të gjitha rregullat.”-tha ai…./m.j

Next Post
VIDEO/ Të “fikin derën”: “Bishat” e reja që Amerika armatosi Greqinë kundër Turqisë

VIDEO/ Të “fikin derën”: “Bishat” e reja që Amerika armatosi Greqinë kundër Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com