• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dy kryetarë po e ç’bëjnë dhe bëjnë Kushtetutën me marrëveshje?!

by Java News
22/10/2021 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Qëndrueshmëria dhe serioziteti i shtetit njihet në zbatueshmërinë e ligjit, Tek ne duket se, e jo vetëm ligji, por dhe vetë ligji themeltar bëhet dhe ç’bëhet sipas interesave politike. Jo rrallë në Kushtetutë është ndërhyrë dhe për interesa të personave thjesht nominal.

Kushtetuta është sovrane. Ajo i takon sovranit dhe vetëm ai, mundet ta zëvendësojë apo ta ndryshojë, si në formë ashtu dhe në përmbajtjen e saj.

Ndryshimet në Kushtetutë duhet të jenë të rralla. Arsyeja është sepse çdo ndryshim i saj sjell pasoja juridike. Pasoja që sjellin dhe një pështjellim në vetë sistemin, qoftë ai i drejtësisë, ekonomisë, institucioneve, apo edhe vetë shoqërisë. Ndaj dhe kushtetutat janë të sovranit. Ato në çdo vend ndërtohen dhe miratohen vetëm nga sovrani. Jetëgjatësia e kushtetutës tregon dhe qëndrueshmërinë e shtetit dhe të vetë sistemit. Ndaj, jo rrallë herë kam thënë se: Kushtetuta nuk mundet të merret “hua” e nuk mundet të ndërtohet nga të huajt dhe po ashtu nuk mundet të preket nga ata që kanë mandat të cunguar. Prekja e saj është e njëjtë me prekjen e një themeli të një ndërtese shumëkatëshe.

Por përse kërkohet rishtas të ndryshohet Kushtetuta? Ndryshimin e kërkon politika. Pas ndryshimit të sistemit dhe sidomos pas vitit 1998, kur dhe u miratua Kushtetuta, Qeverisja e vendit është bërë gjithmonë jo në bazë të ligjit, por mbi bazën e marrëveshjeve politike. Sa herë janë prishur apo ndërtuar marrëveshje të reja, aq herë është ka pasur ndryshimet e duhura në kushtetutë. Kjo tregon se nuk kemi shtet të qëndrueshëm dhe as qeverisje stabile.

Pas zgjedhjeve, qeveria apo vetë Rama kërkoi ndryshime në kushtetutë. Gjë që u kundërshtua nga Opozita apo vetë Basha. Çuditërisht, ndryshimin sot e kërkon vetë Basha dhe Rama bie dakord menjëherë. Kjo tregon se marrëveshja funksionon. Por a sjell vallë risi ndryshimi ? Aspak. Do kemi thjeshtë ndryshime për efekte dhe përfitime politike.

Por, ajo që është më e dhimbshme në këto ndryshime është fakti se askush nga kostitucionalistët, juristët me grada e tituj shkencor në jurisprudencë, e as pedagogët që japin mësimin e kushtetutës dhe madje as anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk flasin. Askush nuk prononcohet për këtë përdhosje të saj. Dhe shpjegimi është i thjeshtë: Partishmëria që kanë këta njerëz, si dhe mos qenia pjesë e bërjes së saj.

Dihet që Reforma në Drejtësi ishte e dështuar që në nisje. Këtë e kam shprehur që në fillimin e saj. Arsyeja ishte se askush nga ata që u quajtën “ekspert të nivelit të lartë” nuk shkruan asnjë rresht. Ata vetëm firmosën atë çka ju sillnin në tavolinë. Por kjo Reformë e financuar nga SOROS, patjetër që do sillte dhe ndryshime në kushtetutë. Ndryshimet do ishin në fitim të sponsorit. Dhe, kjo u arrit. Jemi i vetmi vend që në kushtetutë kemi të sanksionuar prezencën e të huajve nëpërmjet Shoqërisë Civile. Pra kjo nuk u bë nga shqiptarët. Ajo vazhdon të jetë në duart dhe në shërbim të politikës.

Nuk mundet të jetë domosdoshmëri ndryshimi i kërkuar nga Basha. Do isha dakors nëse Basha do argumentonte dhe do kërkonte bërjen e një Kushtetutë të re, pasi kjo e tanishmja e ka humbur funksionin. Por një kushtetutë e re do të thotë dhe një votim popullor. Arsyeja e arnimit është e kuptueshme. Të dyja palët kërkojnë përfitime nga ndryshimet dhe po kërkojnë marrëveshje apo pazare për të votuar ndryshimet.

Në këto kushte, duhej një reagim i fortë nga ata që janë detyrues për të reaguar, qoftë nga pozicionet, apo gradat që mbajnë. Por asgjë nuk pritet. Kushtetuta rishtas do ç’bëhet për t’u bërë me pazare. Por nuk do kaloj kohë dhe ajo do ç’ bëhet e bëhet prapë, po me pazare politike e individuale. Kjo sepse nuk ekziston qëndrueshmëria e shtetit. Ne vazhdojmë të qeverisim jo me kushtetutë, e jo me ligj, por vetëm me marrëveshje të dy kryetarëve respektivë të PS dhe PD-së. Këta, me dashjen e marrëveshjen e tyre, hoqën sovranitetin e sovranit. Për sa kohë popullit i hiqet e drejta themeltare, çdo gjë do shkoj rrokopujë.

Gjithkush e quajti lajthitje kur deklarova se votimi 100% i ndryshimeve në kushtetutë është diktaturë, por sot është e vërtetuar. Kushtetutën nuk e mbron askush, ndaj ajo është kthyer në një “fletore shënimesh”, ku gjithkush heq viza dhe shënon atë që do. Dhe miratimi i saj në Kuvend është gjëja më e thjeshtë. Kjo për të vetmin arsye se urdhrat dhe vendimet i jep e i merr vetëm Kryetari i Pozitës e Opozitës. Vetëm bërja e një kushtetute dhe kthimi i votës tek populli, kthen vetë shtetin dhe institucionet në shinat e normalitetit. Përndryshe, çdo gjë do shkoj vetëm sipas dëshirave e marrëveshjeve të dy individëve që e kanë kapur sot politikën.

*Avokat

 

Next Post
“Del e thotë jam Bashë dhe Hot”! Berisha: Kanë pasur burra të penës dhe të pushkës ata, ky s’është asgjë. Besëpreri po…

Plani me tre pika i Lulit dhe “Foltorja” nga mbrapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com