• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dy kriteret e reja/ Si dhe sa do të jetë taksa për makinat

by Java News
13/11/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i shoferëve që do të paguajnë taksën e luksit do të rritet, kjo për shkak të uljes së pragut të çmimit mbi të cilën do të taksohet një makinë. Me paketën fiskale të 2017-s, nga 1 janari taksa e re do të paguhet nga makinat me çmim blerjeje mbi 5 milionë lekë, nga 7 milionë lekë që është aktualisht.

Fiqiri Midha, kreu i Drejtorisë së Regjistrimit të Makinave
Fiqiri Midha, kreu i Drejtorisë së Regjistrimit të Makinave

Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, Fiqiri Midha, në intervistën dhënë gazetës shpjegon se taksa e luksit paguhet nga autoveturat me numrin e vendeve 4+1, me cilindrat 3000 kubikë dhe çmim blerjeje 7 milionë lekë. Midha thotë se taksa e re paguhet edhe në rast se mjeti përmbush vetëm një prej kritereve. Sipas tij, taksa e luksit paguhet nga rreth 5400 mjete, ose 1,5 për qind e totalit të makinave.

Ministria e Financave ka gati paketën fiskale ku një ndryshim është që makinat e luksit nuk do të konsiderohen ato që kanë çmim prej 7 milionë lekësh, por 5 milionë lekë. Aktualisht, në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor sa mjete janë regjistruara si makina luksi?

Në zbatim të ligjit nr. 141/ 2015, dt.17.12.2015, për taksat në Republikën e Shqipërisë për mjetet rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit, duke filluar që nga 1 janari, nisi zbatimin e programit të taksës së luksit për mjetet e klasifikuara sipas ligjit. Pra, sipas ligjit bëhet fjalë për autoveturat me cilindrat motorik 3 mijë kubikë dhe më lart, si dhe të çmimit që është blerë mjeti mbi 7 milionë lekë, ku të dhënat u morën nga Doganat.

Në veprimtarinë e aktivitetit të taksimit të mjeteve si 9-mujor për këtë kategori mjetesh, janë 5421 mjetë luksi autoveturë të taksuara, sipas dy kritereve që i përmban ligji, pra cilindrati mbi 3 mijë kubikë dhe çmimi i mjeti mbi 7 milionë lekë. Nga këto, 5421 mjete të taksuara që përbëjnë 1.5 % të totalit të 420 mijë mjeteve që janë taksuar për 2016-n në të gjithë vendin, 600 mjete luksi janë të reja, pra janë regjistruar për herë të parë për të paguar taksën e re.

Si llogaritet taksa për makinat luksoze, çfarë kriteresh duhet të plotësojë një drejtues për të paguar këtë taksë?

Taksa e luksit për këto mjete llogaritet në dy faza. Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi për herë të parë në masën 70.000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa prej 70 mijë lekësh është taksa vetëm për regjistrim për herë të parë dhe kjo taksë nuk e shoqëron mjetin pas regjistrimit për herë të parë, pra në vitin pasardhës drejtuesi i mjetit do të paguajë vetëm 21 mijë lekë.

Në bazë të ligjit, taksa e luksit paguhet nga makinat me cilindrat motorik mbi 3 mijë kubikë dhe çmimi i mjetit të jetë mbi 7 milionë lekë. Kjo taksë paguhet edhe nëse mjeti përmbush vetëm një prej kritereve. P.sh., në rast se mjeti ka cilindrat 3 mijë kubikë, por nuk ka çmimin e blerjes 7 milionë lekë, ky mjet do të paguajë taksën e luksit. Mund të plotësohen të dyja kriteret, ose mund të jetë vetëm njëri prej tyre.

Pra mjeti që ka cilindrat 3 mijë kubikë taksohet me taksën e luksit. Në rast se mjeti është me cilindrat më pak se 3 mijë kubik, por vlerën e tij e ka mbi 7 milionë lekë, atëherë do të taksohet si mjet luksi.

Cilat kategori makinash paguajnë taksën e luksit?

Kategoria e mjeteve të luksit është autovetura me numrin e vendeve 4+1. Ne kemi të regjistruar edhe kamionë që kanë cilindrat 12 mijë kubikë, por kategorizohen si mjete pune dhe janë të përjashtuara nga taksa e luksit. Të gjitha kategoritë e mjeteve që tejkalojnë numrin e vendeve 4+1 nuk quhen mjete luksi, por mjete pune që përdoren si për transport pasagjerësh, apo edhe mallrash.

Pra mjet luksi është autovetura 4+1 që i shërben personit, nuk ka rëndësi marka apo modeli, por është mjet luksi për efekt të dy kritereve që janë përcaktuar në ligj, kubikët dhe çmimi i makinës.

Sa është vlera e taksave të mbledhura nga makinat e luksit dhe cilat janë qytetet me regjistrimin më të lartë të këtyre mjeteve?

Për 9-mujorin e këtij viti taksat e arkëtuara nga 5421 mjete është 107 milionë lekë, ndërsa për 600 mjetet e luksit që janë regjistruar për herë të parë, taksat e arkëtuara janë në vlerën e 4,2 milionë lekëve. Në provinca numri i makinave të regjistruara si makina luksi është më i ulët, ndërsa numri më i lartë i këtyre makinave është i regjistruar në qytetet si Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Vlora./panorama/a.k

Next Post

Berisha: Ta bllokojmë Ramën në Rinas me protesta, PS: Saliu nuk ngren dot një mizë, jo më...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

May 27, 2026
Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

May 27, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

May 27, 2026
Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Zhvillime të reja në PD, çfarë pritet të ndodhë sot në orën 19:00?

May 27, 2026
Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

May 27, 2026
Meka dhe Arnautët

Meka dhe Arnautët

May 27, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Gjuha qesh dhe bën ironi

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In