• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy ish-deputetët kërkojnë veçimin e çështjes: S’kemi lidhje me të arrestuarit e tjerë

by Java News
24/10/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ish-deputetët e PS-se, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ish kreu i Burgjeve, që sot kanë dalë para gjykates për vlerësimin e masës së sigurisë, i janë drejtuar me kërkesë trupit gjykues, për vecimin e cështjes në ngarkim të tyre.

Sipas ish-deputetëve, ata nuk kanë lidhje me të arrestuarit e tjerë, ndaj kërkojnë qe ceshtja e tyre te hetohet e vecuar. Pas kesaj, trupi gjykues eshte terhequr per te marre vendim.

Dy ish-deputetet dolen në gjyq bashkë me të arrestuar e tjerë të 4 grupeve kriminale që goditi policia

Si mund te shihet edhe ne kete video me poshte, ata janë shoqëruar nga policia nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish-deputetet shihen teksa dalin nga dera me police qe i mbajne per krahu, por te paprangosur.

Arrestimi i Arben Ndokes

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Ndërkohë që dy ditë më parë, në kuadër të operacionit “Hipoteka” sërish për tjetërsim pronash u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë në Lezhë.

Burimet thanë se gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Arben Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë. Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh për këtë çështje. Dosja e tjetërsimit të pronave kishte nisur të hetohej nga prokurori Anton Martini, por pas transferimit të tij kaloi te Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë që me transferimin e këtij të fundit në Pogradec, hetimet po i drejton prokurori Vladimir Mara, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në shtator të vitit 2015, Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, sepse kishte një dënim në Itali.

Bashkë me ish-deputetin socialist, forcat speciale RENEA shoqëruan edhe disa të afërm e miq të tij, për të cilët nuk është marrë ndonjë vendim nëse do të ndalohen apo jo. Burimet thanë se ata janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave.

Arrestimi i Çukos 

Arben Çuko dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën dhe për këtë arsye Gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg”. Kjo masë u ekzekutua pasditen e djeshme nga Policia dhe Çuko aktualisht ndodhet i ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Prej më shumë se një muaji ai ishte shkarkuar nga detyra me kërkesë të ministres së Drejtësisë. Më 3 shtator të këtij viti, Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ishzv.ministër i Brendshëm, i cili vazhdon të jetë në këtë detyrë.

Burime nga Prokuroria thanë se Çuko dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe një makinë për të transferuar nga një burg në një tjetër të dënuarin Olsi Karagjozi, i dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërkohë ka të dhëna edhe për raste të tjera korrupsioni, të cilat janë në verifikim nga organi i akuzës, për leje e transferime të dënuarish.

a.ç

Next Post
I arrestuari bie pa ndjenja në sallë, ndërpritet seanca për “Avdylajt”

I arrestuari bie pa ndjenja në sallë, ndërpritet seanca për “Avdylajt”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In