• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dy fuqitë atomike “ndezin” konfliktin, Pakistani kërcënon Indinë me luftë deri në fund

by Java News
15/08/2019 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e tensioneve për Kashmirin, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan akuzoi Indinë se po planifikon sulme ndaj pjesës së rajonit malor pakistanez. Vendi i tij posedon informacionet përkatëse të shërbimeve sekrete.

“E paralajmëroj kryeministrin e Indisë Narendra Modi, se reagimi ynë do të jetë edhe më i fortë”, tha Khan në një fjalim në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit. “Forcat tona të armatosura dhe i gjithë kombi ynë janë të gatshëm të reagojnë.” Khan kërcënoi me “një luftë deri në fund”. Ka ardhur koha, që India “të marrë një mësim”, tha Kahn në parlament në Muzaffarabad në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

India dhe Pakistani janë në konflikt që prej 70 vjetësh për rajonin e Himalajeve Kashmir. Për këtë rajon janë zhvilluar dy luftëra deri tani. Të dy fuqitë atomike kontrollojnë nga një pjesë të Kashmirit, ndërsa një pjesë tjetër e këtij rajoni i përket Kinës.

Imran

Kashmiri eventualisht temë e Këshillit të Sigurimit këtë javë

Meqenëse qeveria në Indi në fillim të javës së kaluar pjesës së vet të Kashmirit ia shfuqizoi statusin e autonomisë, Pakistani u kërkoi vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB që të organizojnë një mbledhje të posaçme. Nga qarqet diplomatike thuhet, se kjo temë ndoshta do të vendoset gjatë kësaj jave në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

Autonomia e deritanishme i siguronte pjesës indiane të Kashmirit ndër të tjera një kushtetutë të vetën dhe kompetenca të zgjeruara. Shumë qytetarë të Kashmirit janë kundër rregullores së re. Dhjetëra mijë ushtarë janë dërguar në rajon për të parandaluar protestat kundër qeverisë në Nju Delhi. Interneti dhe telefonat janë bllokuar. Është vendosur ndalim qarkullim. Me rregullin e ri kryeministri i Indisë Modi do që ta integrojë më fort këtë rajon në Indinë me shumicë të besimit hinduist.

Next Post
Linjë e re ujësjellësi në Babrru, vijojnë investimet në periferi

Linjë e re ujësjellësi në Babrru, vijojnë investimet në periferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

June 9, 2026
“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

June 9, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Ik o pis, po turp nuk ke!”, qytetarja i kthehet Berishës, kreu i PD nuk përmbahet: Gjuha e të përdalurës të turpëron!

June 9, 2026
Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

June 9, 2026
Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!

Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!

June 9, 2026
Protestat në Tiranë pengojnë integrimin? Rama: Jo, jemi si çdo vend i BE-së!

Protestat në Tiranë pengojnë integrimin? Rama: Jo, jemi si çdo vend i BE-së!

June 9, 2026
“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

June 9, 2026
Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

June 9, 2026
“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE  4 vrasjet në bulevard

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE 4 vrasjet në bulevard

June 9, 2026
Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In