• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dy foto me nga një mijë fjalë secila dhe Sazani në mes

by A R
25/01/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një foto e deputetëve të parlamentit të parë pluralist dhe një foto e sotme e deputetëve në parlament do të dëshmonin së bashku shumë më shumë se do të bënte veç e veç nga një mijë fjalë secil fotografi. Duke nisur me formën dhe sipërfaqen. Veshje pothuaj të ngjashme. Kostume me terital gri apo të zi nga kombinatet vendase të tekstilit (përgjithësisht kostumet e martesës), triko me akrilik e motive, shumë nga to të punuar me dorë, ndonjë jelek nën xhaketë dhe pardesy me spaleta në supe. Të majtë e të djathtë, në tërësi ishin me flokë të gjatë dhe të dobët. Të shëndoshët ishin racë e rrallë në atë sallë që mbante rreth 250 burra e ca pak gra. Prej tyre ndodhen ende në politikë fare pak vetë – ndër ta mbijetuesi i madh është Doktor Berisha apo dhe Namik Dokle – të tjerët janë harruar prej kohësh. Pakkush prej tyre në atë kohë kishte mundur të shihte një kompiuter apo dhe të dinte se ekzistonte një shpikje e tillë. Dhe kjo gjë nuk ishte kurrsesi faj: në Shqipërinë e 9o-ës bananet në treg ishin të rralla sa dhe majmunët në rrugë.

Diferenca me parlamentarët e sotëm është e ngjashme me diferencën mes një fotoje bardh e zi e të printuar në letër të dhembëzuar anash me fotot e sotme digitale. Pjesa kryesore e parlamentarëve e kurojnë veten për të enjten parlamentare (të enjten e Doktorit, siç thuhet), njëlloj siç do të bënin në ditën e dasmës. Madje më shumë burrat sesa gratë. Shumicës prej atyre modeleve, edhe nëse nuk do të ishin në gjendje të gjenin butonin On/Off të kompiuterit dhe nuk mundin të thonë një fjali që nis me kryefjalë, nuk do t’i mungonin butonat e artë të këmishës në mëngë apo “spila” në xhaketë. Janë fiks si modelë që nuk kanë punë tjetër për të bërë. Hyrja në parlament, njëlloj si në vitin e largët 1991 apo dhe më herët, ngjan si një punë me kohë të pjesshme për shumë nga ta; puna e vërtetë mund të jetë gjithçka tjetër, përveç të qënit ligjvënës. FIAT-ët polakë që përdornin atëherë një pakicë e rrallë mes tyre, sot janë më të rrallë se dinosaurët.

Në vitin e largët 1991, edhe për shkak të ndërprerjes së legjislaturës me zgjedhje të parakohshme, shumica e atyre deputetëve nuk e hapën kurrë gojën. Ca sepse nuk dinin çfarë të thoshin dhe ca se nuk kishin çfarë të thoshin. Sot është pothuaj e njëjta gjë. Ka shumë e shumë deputetë, që për të njëjtat arsye nuk flasin kurrë. Njëlloj si ka deputetë të tjerë që do të bënin mirë të mos hapnin gojën.

Të dyja palët, qoftë atëherë, qoftë tani kanë megjithatë një gjë të përbashkët: duket sikur kanë dalë nga zgjedhjet, duket sikur janë rrjedhojë e përftuar nga transferimi i sovranitetit të votuesit, bërë me vullnet sovran të vetë votuesit. Në fakt kjo është vetëm dukja që siç ndodh rëndom, gënjen. Ndonëse prej tyre buron ngjyra e pushtetit, ata janë të emëruar, njëlloj si nëpunësit e administratës.

Ka dhe më keq akoma nëse kujtohen motivet e dëshpëruara që sollën domosdoshmërinë e miratimit po nga ata vetë, të ligjit për “dekriminalizimin” e politikës. Krahasimi me ish-kryetarët me shumicë të kooperativave që ndodheshin në parlamentin e parë pluralist, duket se parë me këtë sy, çalon nga ana e 91-shit dhe në epërsi të plotë të 91-shit. Ja vlen që dhe këta të dërgohen në Sazan, siç ironizoi Ilir Meta të hënën në mëngjez? Jo, sepse humori cinik që i atribuohej ish-kryetarit republikan të ndjerë, kërkonte qartësisht që në ish-ishullin e militarizuar të dërgoheshin vetëm politikanët. Dhe ata janë vetëm një grusht. Pjesa tjetër është me nëpunës që duhet të jenë të qetë: nuk e kanë këtë titull edhe pse kanë një biletë për të hyrë në lozhën ku teorikisht duhet bërë politikë. Sepse politika është një profesion, si fjala vjen të qënit infermier. Por nëse ngulja e gjilpërës është një art që mësohet në shkollë apo nga praktika, politika nuk është një mall që mund të blihet si diplomë fallso apo një pronë që e fiton me vendim të dyshimtë gjyqi. Ndaj për shumë e shumë dëshmitarë okularë të të Enjtes së Doktorit, nuk ka asnjë frikë se mund të përfundojnë në Sazan. Ishulli do të vazhdojë të jetë i garantuar në paqen e tij deri sa dikush nuk do ta sjellë dhe atë në Tiranë si “atraksion” turistik, për shembull që t’i bëjnë foto artistike turistët.

Next Post

Fasulja në majë, 2016-a shpallet viti i bishtajorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In