• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fasulja në majë, 2016-a shpallet viti i bishtajorëve

by A R
25/01/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur vitin 2016, Vitin Ndërkombëtar të Bishtajoreve. Në familjen e njohur si Familja e Leguminozeve apo bishtajoreve, bëjnë pjesë fasulet, thjerzat, bizelet, bathët, soja, qiqrat apo edhe kikirikët. Në Piramidën e Ushqimit bishtajoret kanë aq vlera ushqimore sa futen në dy grupime; në grupin e mishit dhe bishtajoreve, për nga vlerat e proteinave, si edhe në grupin e perimeve. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) është institucioni që do të kujdeset për të lehtësuar zbatimin e Vitit të Bishtajoreve, në bashkëpunim me qeveritë, organizatat partnere, organizatat joqeveritare dhe të gjithë aktorët e tjerë që lidhen me këtë çështje. Arben Kipi, përfaqësues i FAO-s në Shqipëri thotë për AgroWeb se në Shqipëri këtë vit, në bashkëpunim me zyrën qendrore të FAO-s do të zbatohet projekti për nxitjen e Fermave Familjare. “Si pjesë e këtij projekti, produktet leguminoze do të jenë një prioritet. Në zona si Korça, Dibra e të tjera, parashikojmë të nxisim prodhimin e këtyre produkteve, si pjesë e rëndësishme edhe e Vitit Ndërkombëtar të Bishtajoreve”, thotë Kipi. Profesor Adrian Doko, ekspert i bujqësisë dhe veçanërisht i bishtajoreve zbulon për AgroWeb një fakt interesant edhe pse jo shumë pozitiv. “Deri përpara 10 vjetësh, Shqipëria jo vetëm siguronte prodhim për konsumin vendas por edhe eksportonte. Tashmë, eksporti është në vlera minimale” thotë ai. I pyetur për arsyet e kësaj renie, Adrian Doko vlerëson si shkak kryesor hyrjen e bishtajoreve kineze dhe turke në Shqipëri dhe në Evropë, me çmime të ulta dhe ulja e kërkesës ka ulur edhe prodhimin. Në fakt, Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Në vitin 2014 vlera monetare e eksporteve kapi shifrën e 20.207 Dollarëve amerikanë, ndërkohë që fqinji ynë Maqedonia për të njëjtën periudhë ka ekportuar më shumë se dyfishin duke kapur vlerën e 49.893 Dollarëve. Niveli më i lartë i lartë i eksporteve i takon periudhës 1996-1997 ku shënohet dhe vlera më e lartë, respektivisht 804.460 Dollarë në vitin 1996 dhe 1.131.983 në vitin 1997. Lidhur me prodhimtarinë e bishtajoreve në Shqipëri, Zoti Doko thotë se “zonat me prodhimtari më të lartë të fasules janë zonat e Zadrimës, Shijakut, Lushnjes e Fierit. Koçkullat apo qiqrat janë karakteristikë e Beratit, ndërsa Korça shquhet për pllaqitë e mirënjohura. Mbillet pak sojë, kryesisht në Laç, bathë në Gërmenj të Lushnjes. bizelet kur janë të freskëta janë të vendit, të konservuarat (pra jashtë sezonit) janë të gjitha të importit. Përsa i përket thjerzave ato importohen nga jashtë.” Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogram fasule për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për nga niveli i konsumit. Por gjithsesi prodhimi ynë prej 15 kv/ha vazhdon të mbetet i ulët.

Qëllimi i Vitit Ndërkombëtar të Bishtajoreve Qëllim kryesor është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet ushqyese të bishtajoreve si pjesë e prodhimit të ushqimit të qendrueshëm që ka si synim sigurinë e ushqimit dhe të mirë-ushqyerjen. Objektivat specifike të Vitit Ndërkombëtar janë: • Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me rolin e rëndësishëm të bishtajoreve në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit, vetitë e tyre për shëndetin dhe kontributin në sigurinë e ushqimit dhe vlerat ushqimore; • Promovimi i vlerave dhe përdorimit të bishtajoreve në të gjithë sistemin e ushqimit, përfitimet për një tokë më pjellore dhe në uljen e riskut ndaj ndryshimeve klimatike si edhe në betejën kundër kequshqyerjes. • Inkurajimi i lidhjeve në të gjithë hallkat e prodhimit për një nxitje të prodhimtarisë së bishtajoreve në të gjithë botën, për të thelluar kërkimet në këtë fushë, për të shfrytëzuar varietetet e këtyre produkteve dhe për të adresuar siç duhet sfidat në tregtinë e bishtajoreve. Vlerat shëndetësore të Bishtajoreve Bishtajoret, të njohura edhe si bishtajore duhet të përfshihen shumë në ushqimin tonë të përditshëm pasi janë shumë të pasura me vlera ushqyese. Në fakt, bishtajoret shpesh quhen “mishi i të varfërve”, megjithëse në të vërtetë ato kanë shumë më tepër vlera shëndetësore sesa çdo lloj mishi. Duke qenë shumë të pasura me proteina dhe një nga burimet më të mira të fibrave, bishtajoret janë ushqim kryesor në të gjithë botën. Mbi të gjitha ka shumë varietete bishtajoresh, të cilat klasifikohen në bizele, bathë dhe thjerza. Disa varietete të bishtajoreve si për shembull soja, janë të pasura me përbërës anti-inflamatore. Këto përbërës ulin nivelin e kolesterolit, forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë trupin ndaj kancerit. Për ata që janë vegjetarianë apo veganë, bishtajoret janë zëvendësuesi më i mirë i proteinave. Ndryshe nga mishi, bishtajoret kanë nivel të ulët kolesteroli, ndaj edhe janë më të shëndetshme. Bishtajoret kanë qenë pjesë e të ushqyerit të njerëzimit që prej Periudhës së Neolitit, duke qenë një nga produktet e para të kultivuara. Evidencat tregojnë se bishtajoret janë konsumuar 9,500 apo 13 mijë vjet më parë. Ndaj në 2016 vlen të vendosim në piedestal fasulet, thjerzat e bishtajoret e t’i japim meritat për kontributin e tyre në shëndet, mirëushqyerje dhe në mbrojtje të mjedisit.

AgroWeb.org

Next Post

Receta, kuba me arrë kokosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com