Kanë qenë dy bebe, fëmijët e parë shqiptare të vitit 2017. Djali ka lindur në maternitetin ‘’Koço Gliozheni’’ në kryeqytet. Ai gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën dhe peshon 3 kg e 750 gr, kurse prindërit e tij e kanë pagëzuar menjehere me emrin Sotir Vangjeli.
Kurse bebja tjetër që ka lindur gati në të njëjtën moment ishte vajzë. Foshnja u lind në në maternitetin e vjetër ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe gëzon gjithashtu shëndet të mirë.
Foshnjet kane ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve. Vajza peshon 3.7 kilogramë.
Ndërsa fëmija i parë në Kosovë është djalë dhe ka lind në Spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.
(b.an)










