• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy fjalë për edukatoren që e thërritëm nënë…!

by Java News
04/07/2018 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI*

Në memorien e njeriut, ka individë që të lënë mbresa e gjurmë të pashlyeshme, të cilat, të shoqërojnë gjatë gjithë trajektores së jetës, deri sa je gjallë. Kristina Kumi, ose siç e thërrisnim të gjithë ne ish – fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Nënë Kristina”, është më shumë se një fenomen njerëzor. Imazhi i mrekullueshëm i asaj gruaje trupvogël e të brishtë, por me fytyrë paqësore e të dhembshur, gjithmonë më ka magjepsur e frymëzuar, ka inspiruar të gjithë qënien time, duke ndikuar ndjeshëm në formëzimin e karakterit dhe të personalitetit tim si qënie humane. Ajo mbetet etalon i gruas së përveçme, e destinuar për të qenë një misionare e patjetërsueshme e kreaturës njerëzore. Së pari, një nënë shembullore, pastaj një edukatore pasionante e talentuar, mësuese mbresëlënëse, motër e madhe dhe e dhembshur për të gjithë bonjakët e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, për plotë 20 vjet me radhë.

Prezenca e saj në jetët tona të zbrazura, mbushi jo vetëm boshllëqet që jeta na i solli me shumicë, por mjekoi edhe plagët e shpirtrave të vegjël të trazuar, duke plotësuar përsoshmërisht figurën më engjëllore e më shpresëdhënëse në sytë tanë, atë të shejntores që Zoti na e bëri dhuratë në ato kohë të vështira. Me profesionin e arsimtares dhe edukatores, ajo i tejkaloi shumëfish përgjegjësitë e saj që i ngarkonte detyra. E lidhur ngushtë me profesioni e mësuesisë, me shumë dashuri e përkushtim, ajo hyri natyrshëm në jetët tona për të qenë pjesë organike e qenësishme, e pandashme edhe sot e kësaj dite që ne, ish – nxënësit e saj tashmë të rritur, ndërtuam familjet tona dhe jemi bërë prindër, një pjesë edhe gjyshër. Në një moshë të thyer, në të mbi ’80 – tat e saj, nënë Kristina ende i mban kontaktet me të gjithë ne, ish – fëmijët jetim të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë. Skrupuloze e sqimatare, altruiste, fisnike dhe tepër e vëmendshme, kërkuese për çdo gjë që ishte në të mirën e fëmijëve, me një memorie fantastike edhe pse ka mbi 28 vjet që jeton në Athinë, ajo nuk i ka shkëpur asnjëherë lidhjet me çdonjërin prej nesh. Me merakun e madh të një nëne si Ajo, shpesh herë interesohet me detaje, pyet e merr informacion për sejcilin prej nesh, për hallet e problemet, për sukseset dhe mossukseset tona, jeton çdo çast me ne dhe për ne, trishtohet e lumturohet njëkohësisht, ashtu siç mund të bëj vetëm një nënë biologjike me krijesat e saj. Para viteve ’90 – të, Kristina Kumi njihej nga të gjithë sarandiotët si modeli më shembullor dhe i kompletuar i një gruaje që mishëronte virtytet më të larta njerëzore, si qytetare e denjë, grua, bashkëshorte, nënë, arsimtare profesioniste dhe misionare e humanizmit. Orët e punës në Shtëpinë e Fëmijës e kalonin cakun e kohës zyrtare (8 orarëshin). Vinte herët në mëngjes në punë dhe bënte zgjimin e fëmijëve, kujdesej për higjenën e mëngjesit, na përgatiste mëngjesin për të ngrënë dhe na vishte përparesen e shkollës duke na përcjelle për në shkollë. Në mesditë, priste me padurim kthimin tonë nga shkolla, shtronte tryezën e drekës për ne, pastaj pushonim pak për t’u rikthyer në sallën e studimit, deri sa vinte mbrëmja.

Pregatiste darkën, na shoqëronte te shtretërit për të fjetur dhe në mbrëmje vonë, me mëndje sërish të ngritur shkonte në shtëpinë e saj duke mos qenë asnjëherë e qetë… Sidomos kur ndonjë prej fëmijëve në institucion ishte i sëmurë, ose kishte pak temperaturë, ajo nuk do të shkonte atë natë në shtëpinë e saj, por do të gdhihej te koka, në shtratin e fëmijës, edhe pse në familje e prisnin të tjera detyrime, bashkëshorti me dy djemtë e vegjël të saj.

Nënë Kristina punonte në mënyrë individuale me çdo fëmijë të grupit të saj, sidomos me vajzat e rritura, duke i mësuar në hollësi problemet që ato kalonin me rritjen në moshë. I mësonte si të mbanin higjenën e tyre personale, si të gatuanin, si të qepnin dhe të qëndisnin, si të bënin punët e vogla për të mbajtur pastër mjedisin ku jetonin dhe të kalonin kohën e lirë. E gjithë filozofia e punës së saj si metodiste profesioniste, synonte të nxiste dhe të kultivonte inisiativa personale të vetëveprimit, zhvillimin e imagjinatës dhe të pavarësimit tek çdo fëmijë, me qëllim, heqjen e klisheve nga barrierat frenuese që shpesh herë e mbanin peng pjesën më të madhe të fëmijëve, për shkak të traumave që ata i kishin të mbartura qysh nga koha e braktisjes nga familja apo nga humbja tragjike e prindërve. Kur fëmijët në Shtëpinë e Fëmijës përfundonin ciklin 8 vjeçar dhe dilnin nga ky institucion për të shkuar me bursë në shkollat e mesme apo të larta, ajo nuk do ti shkëpuste asnjëherë lidhjet me ta, por i forconte edhe më shumë kontaktet përmes letërkëmbimeve dhe korrespondencave të rregullta me sejcilin prej nesh, interesohej për mbarëvajtjen tonë. Edhe kur përfundonin shkollat, mësuese Kristina interesohej më pas që, këta fëmijë, të sistemoheshin me strehim, të kapnin një vend pune, duke shkuar dhe trokitur derë më derë në zyrat e Komiteteve Ekzekutive të kohës, në rrethet ku këta fëmijë mbaronin shkollat.

“Jam nëna e filan vajze dhe e filan djali, që ka mbaruar këtë shkollë dhe ka marrë këtë profesion. Ju lutem, ku mund ta sistemojmë, se edhe ata duhet të ndërtojnë jetën e të krijojnë familjet e tyre si gjithë të tjerët….”, – ishin fjalët që nënë Kristina i mbante në gojë duke i artikuluar sa e sa herë nëpër zyrat burokratike të administratës së kohës. Sa e sa herë ka marrë pjesë në gëzime, ditëlindje, fejesa e dasmat e këtyre fëmijëve, duke marrë rolin e nënës për sejcilin prej tyre. Këtë e bënte me synimin që, këto vajza e djem të rritur prej saj në Shtëpinë e Fëmijës, të cilët vendosnin të martoheshin dhe të krijonin familje, të mos ishin kokëulur e zemërthyer përpara krushqisë dhe familjes së djalit / vajzës që ata kishin vendosur të lidhnin jetën e tyre. Jeta dhe veprimtaria e kësaj gruaje të heshtur e të thjeshtë, personifikon në substancë sakrificat më sublime njerëzore e mëmësore. Sakrificat e panumërta dedikuar fëmijëve jetim, modestia që kjo grua e jashtëzakonshme kishte, roli i kësaj misionareje me shtat të vogël, por me zemër të madhe, janë një film i pashfaqur në ekrane, pa bujë e publicitete, ato janë mjaft frymëzuese e inspiruese për çdokënd.

Veprimtaria dhe jeta e saj për hir të të tjerëve, është një roman i pashkruar, ku bota e sotme, e varfëruar për fat të keq dhe e shterpëzuar nga aspiratat dhe vlerat e humanizmit, duhet të hapë sytë dhe të mësojë më shumë kodin e vërtetë të DHEMBSHURISË dhe të DASHURISË, pa meskinitete e hipokrizi. Këtë bëri gjatë gjithë jetën e saj Shën Tereza; gjëra të vogla e të thjeshta, por me shumë dashuri të madhe e të pafund për NJERIUN, për JETËN…. Sa të nevojshme e kemi si shoqëri të bëhemi çdo ditë e nga pak, një grimcëzë e vogël Shën Terezë. Vetëm kështu do të mund ti thyejmë barrierat e të keqes, të shëmbim muret e urrejtjes, të dhunës, smirës e xhelozisë, të braktisim shëmtinë e padëshiruar që po na depersonalizon e po na shpërfytyron, po na merr frymën dhe nuk po na çliron nga kthetrat e saj fatale. Tek po shkruaja këto radhë për nënë Kristinën, më kaplon një ndjenjë pesimizmi e dhimbje pafund. Mëndja më shkon tek fenomenet e rënda të realitetit të sotëm, siç janë dhuna në familje, jetët e humbura tragjikisht për shkak të kotësisë dhe çmendurisë së kohës që jetojmë si shoqëri. Asnjë arsye nuk e justifikon ç’vlerësimin e jetës, sado të vështira e të pamundura të jenë gjërat në dukje. Ato janë të tilla përkohësisht, mjafton të dimë me kurajo e mençuri të mbajmë gjallë shpresën dhe të gjejmë rrugët e duhura për zgjidhjen e problemeve, për një të nesërme më të mirë. Kristina Kumi dhe fëmijët jetim që ajo i rriti me shumë dashuri e përkushtim, (këta të fundit, falë saj e fituan betejën me jetën), janë shembulli më kuptimplotë i madhështisë që përcjell ky mesazh universal.

Nënë Kristina, është modeli i sotëm i munguar i misionares dhe shejntores së heshtur që u dha dritë, shpresë e dashuri jetëve të vogla e të pafajshme, brenda mureve të një institucioni, aty ku dashuria, ngrohtësia e dhembshuria, triumfuan mbi vrazhdësinë, indiferencën, neglizhimin, përjashtimin dhe ftohtësinë. Ky shembull, është një leksion i madh dhe i nevojshëm për vazhdimësinë e jetës normale, për ekzistencën e shoqërisë njerëzore, për ndërtimin e një klime të shëndetshme harmonie dhe paqeje sociale në kohët e sotme. Faleminderit e shtrenjta Nënë e përjetshme e Jetimëve! Mirënjohje për gjithçka na dhurove nga vetja pa kushte. Ti dite dhe munde ti jepje kuptimin e vërtetë jetëve tona, na mësove si ta duam dhe ta çmojmë atë edhe kur ajo nuk tregohet shumë bujare….

*Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Next Post
Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë

Bushati: Pakti me Greqinë mbyllet së shpejti, marrëveshje e drejtë për detin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Berisha, armik i përbetuar i SHBA”/ Beqiri: Krimet që ka bërë nuk paguhen me 6 milionë dollarë

April 29, 2026
Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

April 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

April 29, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

April 29, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

April 29, 2026
Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In