• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Pakti me Greqinë mbyllet së shpejti, marrëveshje e drejtë për detin!

by Java News
04/07/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, kjo ka qenë një nga periudhat më të ngjeshura në karrierën politike, siç ishte çështja për hapjen e negociatave dhe diskutimet intensive me greqinë për ndarjen e detit. Në bashkëbisedimin me studentë dhe pegadogë të UET, ministri Bushati theksoi se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave për në qershor të vitit 2019, ka ardhur si pasojë e faktorëve ndërkombëtarë brenda BE-së, por edhe nevojës që vendi ynë të bëjë më shumë mbi kriteret e vendosura, ku veçoi reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ka nevojë për më shumë reforma. Do ketë nevojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu edhe klima konfliktuale politike e jona e dëmton këtë proces dhe kjo është një veçori që e kemi vetëm ne”-tha Bushati, ndërsa komentoi edhe qëndrimin pro të 25 vendeve të BE-së dhe hezitimit nga tre shtete të tjera që në vetvete janë një ristrukurim edhe brenda BE-së dhe jo çdo gjë në lidhje me negociatat varej nga ecuria e reformave në vendin tonë.

Pyetjes së nëse do të ishte më e lehtë bashkëqeverisja me opozitën si kanë bërë shumë vende të Europës, për hir të çështjeve të integrimit, ministri Bushati iu përgjigj se: “Bashkëqeverisja është një term kompleks, personalisht nuk do të nuk i qëndroj kësaj pikpamje dhe e rëndësishmëe eshtë t’i qëndrojmë linjave të marrëveshjes të majit të vitit 2017. Në funksion të jetësimit të këtij fakti, mendoj se do të duhet çdo lloj skarifice nga të dyja forcat politike”.

Çështja mjaft e nxehtë e marrëveshjes me greqinë, ka ndezur debatet dhe “teoritë konspirative” në të dyja vendet, por për ministrin Bushati shumë shpejt do të ketë një konkluzion mes palëve, për të pasur marrëveshje të drejtë. “Për herë të parë në një dosje dokumentash të shkëmbyer me palën greke kemi vendosur në tavolinën e bisedimeve pretendimet tona. Po shkojmë në një marrëveshje të drejtë në ndarjen e detit”-tha Bushati.

Ministri theksoi se ka pasur diskutime të gjata teknike mes palëve, ndërsa si kritere kryesor është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2009 që rrëzonte marrëveshjen e parë./Mapo.al

ma.me

Next Post
Tiranë/Mashtrimi në Fcb çon në pranga një mashtrues

I premtoi se i do i gjente nuse, ja si e mashtroi durrsaku një kosovar duke i zhvatur eurot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com