• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy drejtorë të policisë: Vetëm 38 vrasje në 2018, numri më i ulët në këto 28 vjet

by Java News
05/10/2018 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ngjarjet kriminale në Shqipëri rriten kur ka zgjedhje dhe fushata zgjedhore”.

Këtë e deklaruan dje dy drejtorë të lartë në Policinë e Shtetit me një karrierë 28-vjeçare.

Xhavit Shala dhe Lutfi Minxhozi, i pari drejtor i Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë dhe i dyti drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, thanë se periuidha e fushatave zgjedhore është më e mbarsura me krime.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shala dhe Minxhozi bënë një rezyme të situatës kriminale në vend.

Sipas të dhënave dhe studimeve të kryera, krimet më të shumta deri në varsje ndodhin përgjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve.

“Angazhimi i policisë për sigurinë në zgjedhje, mitingjet dhe të gjithë procesin zgjedhor bën që të tërhiqet vëmendja nga puna e përhershme dhe kjo sjell aktivizimin e e elementëve të inkriminuar. Kjo është arsyeja përse në këto periudha vjedhjet, grabitjet dhe shumë vepra të tjera penale shtohen”, tha Xhavit Shala.

Por të dy drejtorët, si Shala dhe Minxhozi, theksuan se situata për rendin dhe sigurinë që po kalon Shqipëria aktualisht është shumë herë më e mirë se çdo situatë tjetër në këto 28 vjet.

“Unë kam 28 vjet në policinë e shtetit pa asnjë ndërpreje dhe e them me bindje se aktualisht Shqipëria ka rend dhe siguri që nuk e ka patur asnjëherë në këto 28 vjet”, tha Lutfi Minxhozi, një oficer i spikatur në karrierën e tij me shumë detyra të rëndësishme.

Shifra më e fortë për dy drejtorët është ajo e 37 vrasjeve të shënuar përgjatë vitit 2018 (mbrëmë ndodhi vrasja e 37-të).

“Kjo është shifra më e ulët që ka Shqipëria në këto 28 vjet”, tha Shala.

Por sipas tij, ajo që duhet të punojë më shumë policia është të ndryshojë perceptimin e një pjese të njerëzve sipas të cilëve siguria dhe rendi kanë rënë.

Në fakt, sipas tij, është e kundërta.

“Ne kemi bërë kërkime shkencore të sakta për këtë problem dhe ka një mospërputhje të situatëns dhe perceptimin të një pjese të njeërzve për të cilat janë disa faktorë si media, media sociale dhe politika”, shtoi Shala.

Ndërkohë, sipas të dhënave, problemi më i madh i krimeve në vend është vetëvrasja që në dy vitet e fundit është rritur.

Kështu në vitin 2017 në Shqipëri kanë ndodhur 197 vetëvrasje dhe tentative për vetvrasje 267.

Ndërkohë nga 1 janari deri më sot kanë ndodhur 159 vetëvrasje dhe 161 tentativa për vetvrasje.

Next Post
Atentati në Bllok, merret në pyetje Elvana Gjata

Atentati në Bllok, merret në pyetje Elvana Gjata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com