Lajme shumë të mira vijnë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, pikërisht dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale.
Të dhënat e fundit nga sondazhet për pjesëmarrjen tregojnë se gjatë kësaj fundjave është rritur ndjeshëm prania e hispanikëve në qendrat e hapura të votimit, për të gjithë ata që votojnë para kohe.
Është fakt i njohur tashmë që popullsia hispanike do të votojë në masë për kandidaten demokrate.
Kjo valë pjesëmarrësish mbetet përcaktuese për shtetet ku vihet në dyshim fitorja e njërit apo tjetrit kandidat, kur dihet se duhen 270 të ashtuquajtur zgjedhës të mëdhenj për të marrë Shtëpinë e Bardhë.