• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy dëshmorët nga Ishmi e Lazarati te Pazari i Ri po presin Këshillin Bashkiak!

by Kristo Mërtiri
23/10/2022 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

Mbrëmë, një faqehënë vjeshte e ndritur po binte qetësisht mbi qiellin e Pazarit të Ri në Tiranë. Shitësit e tezgave ambulante nisën ritualin e përnatshëm duke mbledhur mallrat për në magazinat e nëndheshme. Në mëngjes do i nxjerrin prapë me krahë, për t’i cuar në vendin e caktuar…Përballë markatës së peshkut, një udhëtar i vëmendshëm mund të ngadalësojë hapat vetiu dhe të lexojë dy rreshta të thatë në një pllakë përkujtimore gati rrafsh me tokën(!).

Fiks si sot, 80 vite më parë, fashistët italianë dhe shërbëtorët e tyre sahanlëpirës torturuan, masakruan dhe varën në litar një djalosh që sapo kishte vënë brisk në faqe. Ishte komunist i orëve të para, një nga trimat e shquar antifashistë të Njësiteve Guerile të Kryeqytetit, Shyqyri Ishmi. Ishte lule në lule të rinisë. Ishte vetëm 20 vjec !…(Pak metra më tej, nën një skelë të rëndomtë ndërtimi, dy vjet më vonë nazistët gjermanë dhe kallauzët shqiptarë të shitur e të neveritur nga populli i thjeshtë, ashtu të lidhur kokë e këmbë me zinxhirë e gjysëm të vdekur nëpër qelitë e Gestapos, 30 vjecarin Muhamet Gjollesha do e varnin në litar !

Gati 40 vite më parë, unë kam parë një foto origjinale të kësaj skene makabre, aty, në Pazarin e Ri. Nuk më shuhet kollaj nga memoria, bashkë me thirrjen e vetme të tij “Rroftë Shqipëria !”…Thirrje që nuk u dëgjua vetëm në Tiranë, por edhe në Lazarat të Gjirokastrës, në Shkodër e Mat ku ka punuar dhe ku e deshën shumë. Vetëm një budalla a një pinjoll i ishkolaboracionistëve të fëlliqur, mund të guxojë të hedhë baltë mbi ish komunistët e ndershëm e patriotë të thekur !…)

Një grup turistësh të huaj kaluan indiferentë. Dy emigrantë shqiptarë të ardhur pas disa viteve në mëmëdhe, ndaluan, dicka tregonin e debatonin me njeri-tjetrin. Pyetën edhe një punëtor me arkën e rrushit mbi sup. –Kush dhe përse e kanë prishur lapidarin e mirënjohur që nga fëminia ? Apo luftojnë me topuz si “antikomunistë” të vonuar ?…

-Ore zotëri, ne na thanë se “prishte bizneset”,-u përgjigj disi ironik punëtori tiranas.-Tani thuhet se do e rregullojnë prapë ata të Bashkisë, por unë, vallahi, nuk besoj shumë. Ashtu kanë thënë edhe për ca gjëra të tjera, por asgjë nuk ka lëvizur…

Nga sot, rrodhën plot 80 mëngjese 22 tetorësh të larë në dritë e heroizëm. 80 herë ka pikuar vesa e mëngjezit si pika loti, aty, në Pazarin e Ri(të rikonstruktuar). Atëhere vjeshta nuk vinte si sot në pyllin rreth Liqenit Artificial të Tiranës, ku shpesh të duket vetja “si në galeritë e artit”. Atëhere kjo stinë vinte me plumba; barot; pranga; klithma e ura zjarri; qelira; litarë e zinxhira në trekëmbsha etj. Vallë,kujt i vriste sytë Lapidari për dy heronj e dëshmorë të Atdheut ?!

Nga ky veprim i papërgjegjshëm e karcinllëk aguridh(më e pakta), Rustem Peci i paharruar u dëshpërua shumë. Prandaj protestoi hapur e publikisht ! Paska bërë letër edhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Tiranës, por deri më sot mërmëritet jo pa zemërim ajo shprehja: Fol, o gur, fol o mur ! Zotërinjtë e Këshillit Bashkiak dhe ata të Bashkisë, nëse marrin pjesë në 80 vjetorin e varjes në litar të 20 vjecarit Hero i Popullit, Shyqyri Ishmi, c’farë do u thonë pjesmarrësve e qytetarëve te Pazari i Ri ? Apo janë coroditur e cmeritur nga Kullat frymëmarrëse e paradhënëse në kryeqytet ? Lapidarët e Dëshmorëve të Lirisë e Demokracisë së vërtetë, janë e do të mbeten përjetësisht Kryekullat e shenjta e të shtrenjta të patriotizmit e heroizmit shqiptar. Se nuk thonë kot: Trimëria dhe Liria janë si nëna dhe bija ! Apo sot në kapitalizmin shqiptar “nuk ka heronj, ka vetëm pehlivanë”?…

-Sa herë kaloj te ky vend vakëf dhe kur rastis që pak metra më tej këndon hoxha në minare, kujtoj djaloshin e qeshur Shyqyri Ishmi,-më thosh pardje një miku im, ish pedagog i Historisë, tani në pension.-Pak sekonda para vdekjes, fashistët dhe prapanicalëpirësit e tyre donin të dukeshin si “njerëz të Zotit”(!). Befas shfaqet hoxha. Ashtu i masakruar mizorisht, tregojnë sot e kësaj dite se Shyqyriu ndërhyri menjëherë:”-Largohu, o hoxhë, prej këndej ! Nuk është Zoti që po ma merr shpirtin, por asht fashizmi…”. Ndërsa litari po i shtrëngohej pa mëshirë, mundi të thërriste dy fjalë:”-Poshtë Fashizmi !”.

Aty, te Pazari i Ri, ku dje mjaft fashistë e kuislingë të zinj tradhëtorë “në vend të pushkës zbraznin pjata”, sot ndoshta zbrazen, fshihen, thyhen e lëpihen më shumë nga barkplotët e gushëndriturit prej gjerdanëve të argjendarive brenda e jashtë vendit. Dhe zërat e këputur të lypsarëve cajnë qetësinë e rreme të Pazarit ! Në fund po pyes unë: Nga kush keni frikë ju bij e bija partizanësh, ju nipër e mbesa pasardhës(me tesera të majta e të djathta), ju namuzqarë e pa namuz në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit ?! “Se kush u shit e shkrojti historia”. Ëndrra e bukur kapitalisto-demokratike po rënkon thellë. “Revolucionarët” pasanikë të Polit(h)ikës vazhdojnë të bëjnë thirrje për “revolucion” përmes luksit të tyre të shfrenuar !…Ndërsa vargu kuptimplotë agollian na troket përditë:“

Sërishmi të rënët nga varret kokën përgjakur e çonin,

Nën qiellin me tym, mbi tokën me breshër,

Dhe grykat e lashta me plagë rënkonin:

– A erdhi ëndrra e madhe që pritëm, vëllezër,

Në rrugë ka gjemba dhe ndoshta vjen nesër !”…

Mirëpo, edhe koha as lidhet e as varet me litar. Dy dëshmorët nga Ishmi e Lazarati, te Pazari i Ri po presin Këshillin Bashkiak të Tiranës !

Next Post
“Pesë akse rrugore do monitorohen me radarë dhe kamera”, ARRSH: Në total janë 200 km rrugë

"Pesë akse rrugore do monitorohen me radarë dhe kamera", ARRSH: Në total janë 200 km rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com