• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy anët e një logjike të helmuar

by Thoma Gëllçi
28/09/2025 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga THOMA GËLLÇI 

Ka disa ide që duhej të ishin hedhur në varr bashkë me kohët e errëta, por ja që njerëzimi i mban si qeni kockën e qelbur. Njëra prej tyre është kjo: disa popuj meritojnë shtet, të tjerët jo. Disa e trajtojne shtetesine si të blesh biletë për në stadium, por roja të thotë: “Nuk hyn dot sot, se s’të shoh të qytetëruar.” Roja gjithmonë ka një listë justifikimesh në xhep: “nuk keni institucione”, “nuk dini të vetëqeveriseni”, “jeni pak prapa me modën e start-up-eve.” E njëjta këngë që u këndua për afrikanët, indianët e Amerikës, armenët — dhe gjithmonë përfundoi në gjak. 

Sot kjo logjikë rimerret me kostum të ri. Njëra palë thotë me ton profesori: “Palestina nuk është gati për shtet.” Ndërkohë, Hamas e Ajatollahët bërtasin si në pazarin e gjese se gjalle: “Izraeli nuk duhet të ekzistojë!” Dy zëra që duken kundër, por këndojnë në të njëjtin kor: kush duhet zhdukur i pari! 

Kosova është shembulli i fresket. Për dekada Beogradi predikonte se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, ndaj duheshin mbajtur me kujdestar. Kujdestar që i rrihte, ua shkatërronte shkollat, institucionet e jetën. Pastaj, kur gjërat shpërthyen, tha: “Ja, e shihni që nuk dinë të qeverisen!” Ironi më të madhe nuk ka: pas gjithë asaj dhune, Kosova sot është shtet. Jo perfekt, por më mirë shtet i lodhur se i nënshtruar. 

Kjo farsë bëhet edhe më qesharake kur vishet me petka të shenjta. Nuk eshte e papritur qe  një Torquemada i ri, jo në kështjellat e Kastiljes, por në bulevarde në Tiranë, ndan çmime për popujt: 

— “Çmimi për më të padenjtët për shtet, palestinezët!” 

— “Çmimi për më të padëshiruarit, izraelitët!” 

— “Çmimi për ata që nuk dinë të qeverisen, shqiptarët e Kosovës!” 

Historia ka një zakon të keq: i çon këto fraza drejt gropës së përbashkët. Srebrenica, Ruanda, Auschwitz, Kosova. Çdo gjë nis me fjalë të bukura a të egra, por mbaron me kufoma. 

Pastaj dalin edhe “ekspertët e ekonomisë morale” që numërojnë miliardat dhe start-up-et si të ishin kupat e futbollit: kush ka më shumë, meriton shtet. Në fakt, ky është kolonializëm i vjetër me gjuhë të re. Afrikanëve u thoshin: “Nuk dini të qeveriseni, prandaj do t’ju qeverisim ne.” Indianëve të Amerikës: “Nuk punoni tokën siç duhet, prandaj është e jona.” Hebrenjve: “S’keni dhënë ekonomi moderne, prandaj duhet t’ju përjashtojmë.” Përfundimi gjithmonë një: genocid. 

Sot disa thonë: “Palestinezët nuk dinë të qeverisen.” Po kjo është e njëjta notë që këndoi Hitleri kur shpalli popujt “degjeneruar”, apo teoritë e apartheidit në Afrikën e Jugut: “zezakët nuk dinë demokraci, prandaj kontrollohen nga të bardhët.” E njëjta këngë, vetëm me instrumente të ndryshme. 

Por shteti nuk fitohet as me PBB, as me teknologji, as me parlament të lustruar. Hebrenjtë nuk e fituan shtetin sepse ishin më të pasur, por sepse kishin të drejtën njerëzore për vetëvendosje. Shqiptarët e 1912-s nuk kishin industri apo demokraci të plotë, por ngritën shtetin e tyre sepse nuk pranonin më të jetonin të shkelur. 

Në fund, maska bie: nën fjalët e moralit fshihet racizmi i vjetër që ndan popujt në “të qytetëruar” dhe “të paaftë.” Disa përdorin statistika të ftohta, të tjerët slogane të nxehta, por të gjithë shkojnë në të njëjtin destinacion: mohimin e ekzistencës. Njëra thotë: “S’je mjaftueshëm i zhvilluar.” Tjetra thotë: “Je i papastër, zhduku.” Dy rrugë të ndryshme, por që të çojnë në të njëjtën humnerë. 

 

 

Next Post
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Fat në dashuri dhe ndryshime në karrierë... Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In