• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW/ Kush e solli koronën, shërbimet sekrete amerikane i vihen pas virusit

by Java News
17/03/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nuk kanë të bëjnë asgjë. Por megjithatë shërbimet sekrete në këtë botë kanë në fokus edhe sëmundje globale. Përse? Si veprojnë ato në raste të tilla?

Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij.

Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).

Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.

Çfarë sjell kjo?

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë. /dw/

Next Post
Dhuna e shqiptarit ndaj rumunes:“Të thyej dhëmbët”

Gruaja del nga koma dhe rrëfen dhunën barbare nga burri: Me goditi me lopatë e pastaj më mbuloi më gurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In