• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja del nga koma dhe rrëfen dhunën barbare nga burri: Me goditi me lopatë e pastaj më mbuloi më gurë

by Java News
17/03/2020 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eriola Dulaj, nënë e pesë vajzave, më e vogla në gji, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e dhunës, shtazarake nga bashkëshorti i saj Nazar Mollaymeri. 38-vjeçarja gjendet në një shtrat të spitalit të Traumës, pasi ka dalë nga gjendja e komës. Ngjarja është shënuar në fshatin Moglicë të bashkisë së Maliqit, në 14 Mars.

Ndonëse ka dalë nga gjendja e komës, por edhe në gjendje shoku për atë që ka përjetuar, gruaja ka rrëfyer për ‘News24’ torturën që ka përjetuar ndërsa bashkëshorti e qëlloi me qëllim për ta vrarë.

“Rreth orës 14:00 më tha “eja të shkojmë në fushë për të mbjellë patate”. Për të shkuar në arën tonë duhet të kalojmë nëpërmjet pyllit të fshatit. Në pyll fillimisht më dhunoi me lopatë. Më ka qëlluar në kokë e në trup. Një nipi i tij më ka gjetur të mbuluar me gurë. Pasi më qëlloi për të vrarë, më mbuloi me gurë që të mos më gjente njeri. Mendoi se vdiqa, por paskam patur jetën e gjatë për vajzat”, tha mes lotësh 38-vjecarja.

Një prej të afërmeve i qëndron tek koka, ndërsa gruaja vazhdimisht kërkon vajzat e saj, të cilat kanë mbetur pa prindër në fshatin Moglicë.

Të afërmit thonë se ishte nipi i burrit të saj, ai i cili e ka gjetur në mes të pyllit pa ndjenja, të mbuluar me gurë, dhe e ka nxjerrë prej andej gruan dhe ka lajmëruar ambulancën e Maliqit. Po i njëjti i afërm ka bërë edhe denoncimin në policinë e Maliqit për dhunën e ushtruar nga Mollaymeri karshi bashkëshortes, shkruan ‘BalkanWeb’.

Fillimisht 38-vjeçarja është dërguar në spitalin e Korçës por mjekët e këtij spitali duke parë gjendjen e saj e kanë dërguar për në spitalin e Traumës. Aktualisht nëna e 5 vajzave është duke marrë mjekim të specializuar. Sapo është përmendur, gruaja ka pyetur vazhdimisht për vajzat e saj. “E madhja është 13 vjeçe, e vogla është akoma në gji, kam merak kush po kujdeset, kush po u jep për të ngrënë, a për t’u ngrohur?! Burrin më thanë e ka marrë policia në burg. Kam një motër në Vlorë që do të shkojë t’i marrë fëmijët, por a do ta lejojnë të shkojë, se më thanë që janë mbyllur rrugët. E mjera unë për vajzat”, tha mes lotësh gruaja.

Gruaja që sapo është përmendur thotë se nuk do ta falë bashkëshortin. “Më vrau më qëlloi me lopatë në kokë e në trup. Bën sherr edhe për gjënë më të vogël. Pasi më la në pyll kishte shkuar në shtëpi dhe u kishte thënë vajzave, “po mamin ku e keni? Ku është gruaja? Më vrau e më la atje dhe jua fshehu fëmijëve atë që bëri me paramendim të plotë”, vijoi më tej gruaja.

38-vjeçarja kërkon vetëm drejtësi. “Dua të dënohet për atë që ka bërë. Të marrë dënimin e merituar, sepse mund të kisha vdekur e linte pesë vajza jetime. Nuk ka ardhur askush nga policia të më pyesë se si e çfarë ka ngjarë! Ku është policia? Ai që më vrau një herë mund të më vrasë për herë të dytë!”, tha ajo.

‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ u interesuan në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku nëndrejtori tha se çështja është hapur dhe hetimi ka nisur nga policia e Korçës.

Ilir Proda nëndrejtori i policisë së Korçës në një komunikim telefonik tha se Nazar Mollaymeri është arrestuar me akuzën për dhunë në familje. “Nuk kemi mundur ta pyesim bashkëshorten sepse ka qenë shumë rëndë, por dosjes hetimore do t’i bashkohet edhe raporti mjekoligjor, nëse ka patur apo jo plagosje, të lehtë apo të rëndë me dashje. Të gjitha procedurat janë kryer nga policia e Maliqit”, pohoi Proda.

Gruan në spitalin e Traumës nuk po munden dot ta vizitojnë as prindërit e moshuar që jetojnë në rrethinat e Fierit dhe as motrat e saj, për shkak të kufizimeve që janë vendosur në qarkullim. Ndërkohë që prindërit e Eriola Dules janë shprehur të gatshëm të marrin e të rrisin mbesat e tyre.

Next Post
Pesë lëkundje tërmeti në vend/ IGJEUM nxjerr të dhënat: Ja magnitudat dhe ku ishin epiqendrat

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti tronditin bregdetin e Kalabrisë në Itali. Ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do bëhen pishman edhe armiqtë…”, Rama: Protestat? Do reflektojmë sapo ta kemi lexuar me përulësi mesazhin e qytetarëve

“Do bëhen pishman edhe armiqtë…”, Rama: Protestat? Do reflektojmë sapo ta kemi lexuar me përulësi mesazhin e qytetarëve

June 30, 2026
Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

June 30, 2026
Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo  për opozitën, por për qytetarët

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

June 30, 2026
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In