• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW\ Konflikti në Gaza ‘refleksion’ në ‘Eurovision

by Java News
11/05/2024 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shtunën zhvillohet finalja e 68 e ESC në Malmoe, Suedi. Rreth 26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren.

Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.

Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Që politika ka pasur efekt në Eurovizion u vu re edhe para dy vjetësh, kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Atëherë fitoi Orkestra Kalush e shoqëruar nga një përkrahje e jashtëzakonshme e publikut. Përfaqësuesit ukrainas e përdorën fitoren për mesazhe politike. Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmoe dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.

Gjermania kritikon thirrjet për përjashtimin e Izraelit

Qeveria gjermane i ka kritikuar thirrjet për bojkotim të Izraelit nga Eurovizioni. Ministrja e Shtetit për kulturën, Claudia Roth (Të Gjelbrit) i ka quajtur këto thirrje si “absolutisht të papranueshme”. “Sidomos në këto kohë kemi nevojë për më shumë bashkëpunim kulturor mes Europës dhe Izraelit”, shkroi Roth në platformën X. duke shtuar se “antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna nuk kanë vend në këtë eveniment kaq të rëndësishëm muzikor, po ashtu si racizmi dhe çfarëdolloj forme e armiqësisë ndaj humanitetit”.

Ndërkohë një incident gjatë provave të përgjithshme ka bërë përfaqësuesi i Holandës të përjashtohet edhe nga provat e dyta gjenerale të finales. Shkak për këtë janë hetimet e mëtejshme në lidhje me një incident me muzikantin, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Nuk është e qartë përse bëhet fjalë në këtë incident, mediat suedeze kanë njoftuar për një goditje me shuplakë nga përfaqësuesi i Holandës, dhe ky rast është duke u marrë në shqyrtim.

Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale. Gjermania përfaqësohet me Isaak dhe këngën “Always on the run”./DW

Next Post
Revista argjentinase ‘Lagunas’: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve në 2024

Revista argjentinase 'Lagunas': Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve në 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 16 shkurt

January 14, 2026
Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

January 14, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave: Aplikimi refuzohet nëse…

January 14, 2026
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In