• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: BE është e zënë me veten, askush nuk mendon për zgjerimin

by Java News
06/07/2019 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE është e zënë me veten. Për një zgjerim të shpejtë nuk mendon askush për momentin në Bruksel. Por vendet e Ballkanit kanë nevojë për oferta konkrete në vend të premtimeve boshe, mendon Adelheid Feilcke.

Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!

Përpjekje që nuk shpërblehen

Ja dramaturgjia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektivën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t’i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit të bëjë një pajtim historik me Greqinë, edhe Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verfikimin e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Lëvdata nga të gjitha anët. Por çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE nuk e respektojnë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatave.

Natyrisht gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërisht kriza aktuale shtetërore e kushtetuese në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por edhe në këtë gjendje, BE duhet t’i qëndronte premtimit dhe t’i fillonte negociatat. Sepse ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE. Kush e do më zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera.

Askush nuk mendon për zgjerimin

Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutueshme. Fakti që të dyja protektoratet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor.

Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t’i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan.

Hapa të vegjël në vend të hapit të madh

E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpunimin rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastrukturës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësime që ndjehen.

Këto simbole progresi duhet të dalin në krye. Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrumenti më realist i një politike konkrete të afrimit. /DW

g.kosovari

Next Post
Sulmet ndaj SHBA e BE, Brokaj: Marrëzi e Ilir Metës, po sillet më keq se Berisha më 1996

Sulmet ndaj SHBA e BE, Brokaj: Marrëzi e Ilir Metës, po sillet më keq se Berisha më 1996

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com