• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrësi do bëhet si Dubai/ Alabbar iu përgjigjet dhe akuzave të Berishës e Metës: Hyni e kërkoni për emrin tim se çfarë…!

by Java News
11/08/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti për transformimin e portit të Durrësit nga një port mallrash, në një marinë për jahte, godina banimi dhe hotele është duke avancuar.

Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai në një intervistë me gazetarin e “Top Channel” Muhamed Veliu, thotë se puna do të nisë menjëherë pasi kontrata e këtij investimi me vlerë 2 miliardë dollarë të miratohet në parlament në Shtator.

Zoti Alabbar faleminderit për kohën tuaj për këtë intervistë në Top Channel. Prej njoftimit të parë të transformimit të pjesës ballore ujore të portit të Durrësit kanë kaluar gati 3 vjet.  Për çfarë e keni shfrytëzuar këtë kohë?

Një pyetje e mirë. Tre vjet për mua janë shumë në negocimin e një marrëveshje. Por më duhej të respektoja rregullat e Shqipërisë  ato të BE-s. Qeveria shqiptare ishte e prirur për këtë projekt me shumë transparencë të ndiqte të gjitha ligjet rregulluese të BE-s. Një kohë e gjatë dhe komplekse . Të jem i sinqertë me ju, goxha e vështirë por jam shumë I kënaqur që kjo tashmë ka përfunduar. Kam marrë përsipër disa risqe duke prodhuar disa projekte maketesh dhe kjo më jep mundësinë në nis punën brenda tre muajsh.

Kur do të nisë puna në terren për transformimin e portit të Durrësit?

Meqë gjatë këtyre tre viteve unë nuk e kisha një kontratë dhe nuk e kisha mundësinë çfarë të komunikoja me njerëzit. Tani kam çfarë t’u  them pasi kontrata ka shkuar në parlament për firmën finale. Shpresojmë të nisim punën pas tre muaj dhe banesat e para ku do të banojnë njerëzit të jenë gati pas dy vitesh. Për sa i përket portit marina dhe hoteleve unë dëshirojmë që ne të bëjmë përparim të shpejtë. Projekti më i afërt i joni që mund të shikoni është ai në Serbi. Shikoni se çfarë ne kemi bërë në 6 vite. Ky këtu do të jetë edhe më i shpejtë sa ai në Serbi falë vendndodhjes, detit në këtë projekt global jo vetëm për Shqipërinë. 

Ka patur raportime dhe komente në median shqiptare në lidhje me kompaninë “Eagle Hills Real Eastate Development” dhe Albanian Sea ports Development”. Këto dy kompani a janë pjesë e EMAAR Grup apo cfarë?

Kompania Eagle Hills natyrisht është e imja operon në fushën imobilare , është në Serbi dhe shumë vende. EMAAR ka në përbërje edhe këtë kompani ndërsa tjetra Sea Port është e qeverisë shqiptare dhe pronare e portit të Durrësit. Pra kemi të bëjmë në një mardhënie mes Eagle Hills dhe kompanisë qeveritare shqiptare. Ku kam parë këto komente pyetja e parë që duhet të bëhet se si unë mund t’ja kem shitur të tjerëve këtë projekt pa pasur një kontratë. Si mund të shesësh diçka që nuk  e ke.  Çfarë është thënë janë të pavërteta. Unë nuk shes asgjë dhe jam në këtë biznes prej 30 vitesh. Ju do të shikoni vetëm fytyrën time gjithë kohës. Unë nuk dëshiroj të shes asgjë apo qoftë edhe një pjesë pasi pëlqej të kontrolloj gjithçka që bëj.

Nëse sjell një partner zakonisht ne nuk shkojmë mirë sepse unë i tejkaloj shpenzimet për gjëra të bukura, për pemë, cilësinë e derës së shtëpisë tuaj e kështu shumë investitorë më thonë, jo jo nuk kemi pse shpenzojmë kështu. Ju lutem çfarë thuhet janë të gabuara.

Cfarë do tu thoshit atyre politikanëve të opozitës të cilët nuk kanë besim në këtë projekt e u thonë shqiptarëve, citoj “mos blini apartamente në këtë projekt”?

Njerëzit janë të lirë të thonë c’të duan, madje edhe ata të opozitës, por nuk dua të hyj në politikë.  Dua tu them njerëzve të kërkojnë me emrin tim në internet se cfarë kam bërë unë në jetën time. Të lexojmë lajmet rreth meje, këtij njeriu që vjen nga Lindja e Mesme se çfarë ai ka bërë këto 30 vite dhe pastaj të vendosin vetë. Nuk dua të mbroj vetën time. Di t’ju them se çfarë bëj e bëj mirë, e bëj me zemër. Ka gjëra speciale në jetë për të cila besoj se janë dhuratë nga Zoti. Le të thonë c’të duan. Janë të lirë. Në fund të ditës do të vinë e shikojnë atë që do bëjmë. Le t’u hipin makinës e të shkojnë të shikojnë çfarë kemi bërë në Serbi e pastaj të mendojnë nëse ia vlen të jesh pjesë e kësaj.

Flisni me pasion për atë që keni bërë në shkuarën, projektin në Serbi por çfarë është e veçantë me këtë projekt në Shqipëri?

Kur ne punojmë sikurse ju në punën tuaj ne përparojmë, avancojmë, ndryshojmë drejt më të mirës. Tani eksperienca jonë është shumë shumë më e mirë. Çfarë kemi bërë në Dubai është e jashtëzakonshme. Sikurse bëmë dicka unike në Serbi. Ne mësojmë. Bota ndryshon. Projektet avancojnë krahasuar me atë që kërkohej dy vite më parë. I thosha me parë kryeministrit tuaj se me këtë projekt dua të jem në konkurrencë me Monakon kurse sot kam ndryshuar mendjen tërësisht . Ajo që ne do të krijojmë në Durrës do të jetë një pjesë e përkryer bukurie. Jo apartamentet që ne do shesim. 

Ajo është pjesa me lehtë për ne. Por kur ju të dilni nga shtëpia duam që të keni pamje fantastike, të ecni përmes një bukurie duke dëgjuar muzikën më të mirë, të shikoni art të mrekullueshëm e rrethuar nga teknologjia më e avancuar.  Në këtë moshë që jam e dashuroj ta bëj këtë. Marina që do të ndërtojmë duhet të jetë ajo e të ardhme sepse nuk duhet të jetë për llojin e jahteve por për kushtet e atmosferën e jetesës. Ne duan nëse mbërrin njëherë në Durrës të mos largohesh më kurrë. Nëse do tja arrijë kësaj atëherë do të jetë festa e jetës time./m.j

Next Post
I shpëtoi policia/ Po eksploronin kanionin në Përmet, mbeten të bllokuar dy turistë francezë dhe një i moshuar

I shpëtoi policia/ Po eksploronin kanionin në Përmet, mbeten të bllokuar dy turistë francezë dhe një i moshuar

Comments 1

  1. Goni says:
    4 years ago

    Me Ramen dhe dashnorin e Ballukut si aksionere (25%)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In