• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DURRES/ Vendimi i Gjykatës, gruaja kërcënon me vetëvrasje: “Ish-burri do më vrasë mua e fëmijët”

by Java News
21/07/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 44-vjeçare nga Durrësi, nënë e dy fëmijëve të mitur, të sëmurë me hidrocefali dhe zhvillim të vonuar mendor ka paralajmëruar se do të vetëvritet, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës sociale ku ajo jeton. Shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Gruaja që kërcënon se do të flijohet është Bukurie Dervishi, banuese në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. Pas 16 vjetësh martesë, ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Fatmir Murrizi, pas disa urdhër mbrojtjeje që kishte përfituar si rezultat i dhunës që ai ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve të tyre. Por, divorci e ka futur në një tjetër vorbull nënën e dy fëmijëve. Kjo për faktin se gjykata, krahas vendimit të divorcit, ka vendosur që ish-bashkëshorti të rikthehet e të jetojë në banesë së bashku me ish-gruan dhe dy fëmijët. Ky vendim e ka tronditur 44-vjeçaren, e cila dje deklaroi për “Gazeta Shqiptare” se është e pamundur që të jetojë në një banesë me ish-burrin e saj të dhunshëm. Bukurie Dervishi tha se pre e dhunës mund të bëhen edhe fëmijët e saj të mitur, ndaj kërkon që të merren masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi sa nuk është tepër vonë. “Ish-bashkëshorti im mund të më vrasë mua dhe fëmijët. Unë e kam denoncuar disa herë, por policia nuk e arreston, pasi ai ka kartelë mjekësore si i paaftë për punë. Para se të më mbytë apo të më vrasë ish-burri, më mirë do i jap fund jetës vetë”, u shpreh Dervishi. Apeli për ndihmë i 44-vjeçares u drejtohet institucioneve përkatëse, pasi ka pasur një sërë rastesh kur konfliktet mes ish-bashkëshortëve që ndajnë të njëjtën banesë kanë përfunduar deri në vrasje.

DHUNA NË FAMILJE DHE DIVORCI

E tronditur, Bukurie Dervishi pohoi se ish-bashkëshorti i saj, Fatmir Murrizi e ka dhunuar sistematikisht gjatë gjithë viteve që ka qenë e martuar me të. “Që kur jam martuar, Fatmiri më ka gënjyer. Kur po bëja dokumentet e divorcit, mësova se ai kishte kartelë mjekësore. Ish-burri im nuk ka punuar asnjë ditë. Ai ka marrë pensionin e paaftësisë së njërit prej dy djemve. Unë jam kujdesur, i kam ushqyer dhe rritur dy fëmijët, njëri prej të cilëve është i paralizuar. Më parë ka jetuar me ne edhe vjehrra, e cila ka ndërruar jetë. Ne kemi jetuar në shtëpi me qira për vite me radhë. Meqë kam dy fëmijë të sëmurë, para dy vitesh kryebashkiaku Vangjush Dako na dha një apartament këtu tek banesat sociale në lagjen nr.17, pasi ngelëm mes katër rrugëve. Për apartamentin duhet të paguajmë 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por ish-burri im nuk ka paguar. Aktualisht nuk e kemi rinovuar kontratën, pasi jemi debitorë. Nga ana tjetër, Gjykata e Durrësit ka vendosur që ish-bashkëshorti im të kthehet në këtë apartament, për të cilin ai nuk ka paguar lekët. Ky vendim është absurd, pasi Fatmir Murrizi nuk është më i zoti i banesës. Pastaj, si mund të merret një vendim i tillë kur unë kam urdhër mbrojtjeje nga ish-burri. Nuk e kuptoj këtë. Bashkia nuk duhet ta rinovojë kontratën për apartamentin në emrin e ish-bashkëshortit tim. Unë dhe fëmijët nuk mund të jetojmë në një shtëpi me Fatmirin, me të cilin u divorcova para tre muajsh”, tha Bukurie Dervishi.

GJYKATA

Më 5 prill të këtij viti Gjykata e Shkallës së Durrësit vendosi që Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës së përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë dhe konkretisht në dhomën më të vogël të banesës, që ndodhet në anën e djathtë të hyrjes kryesore të banesës”. Ky vendim ka indinjuar Bukurie Dervishin, e cila dje deklaroi se gjykata po e vret për herë të dytë. “Gjykata më riktheu ish-burrin dhunshëm në shtëpi. Ai do të na vrasë”, tha e dëshpëruar 44-vjeçarja. Ndërkaq, dje Shërbimi Përmbarimor ka shkuar në shtëpinë e Dervishit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por 44-vjeçarja e tmerruar nuk e ka hapur derën. “Sa të vijë ish-burri im në shtëpi do të rinisë dhunën ndaj meje e fëmijëve. Nuk di se çfarë të bëj. Më herët ish-bashkëshorti im ka tentuar të më nxjerrë në rrugë si prostitutë. Ma tha troç: ‘Dil e prostituo se na duhen lekët’. Ai tentoi të më detyronte duke më rrahur, por unë rezistova falë familjes, të cilët më ndihmuan. Edhe nëna e tij ma thoshte, ai nuk të do për grua, por dil e puno në rrugë. Nuk e kam kuptuar si kam qëndruar kaq shumë me atë njeri”, deklaroi Bukurie Dervishi.

VENDIMI I GJYKATËS

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Fejzo Hysi dhe të shpallur më 5 prill të këtij viti thuhet:

– Të pranojë kërkesën e paditëses Bukurie Murrizi për vazhdimin e urdhrit të mbrojtjes duke marrë këto masa:

I padituri Fatmir Murri të mos ushtrojë dhunë fizike e psikologjike ndaj paditëses Bukurie Murrizi.
– I padituri Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës të përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë dhe konkretisht në dhomën më të vogël të banesës, që ndodhet në anën e djathtë të hyrjes kryesore të banesës.

-I padituri Fatmir Murrizi duhet të mos kërcënojë, ngacmojë, ofendoj, fyej, cenojë apo kontaktojë me paditësen Bukurie Murrizi, në asnjë moment dhe në asnjë rast.

Ky urdhër lëshohet për një afat 3-mujor.

-Shkelja e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes përbën vepër penale në kuptim të N.320 të K.Penal.

-Kundër vendimit bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës brenda 5 ditëve nga shpallja.

-Palët do të pajisen me dy kopje vendimi, në mënyrë që njërën ta mbajë vetë dhe tjetrën t’ia vejë në dispozicion policisë në momentin që paraqitet nevoja.

-Një kopje e këtij vendimi do t’i dërgohet Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, sektori i Krimeve të Rënda dhe Dhunës në Familje si dhe Drejtorisë së Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Durrës për zbatim. GSH. ma.me

Next Post
Aktori Mishel Manoku, zbardhet identiteti i të plagosurit pranë gjimnazit ‘Partizani’

Aktori Mishel Manoku, zbardhet identiteti i të plagosurit pranë gjimnazit 'Partizani'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In