Në zonën e Porto Romanos është ngritur alarmi pasi cisternat kanë pësuar rrjedhje gazi. E gjithë zona mban era gaz ndërsa banorët janë evakuuar, e po ashtu është ndërprerë mësimi në shkollën ‘Met Hasa’.
Dhjetra familje që ndodhen afër zonës janë frikësuar, ndërsa shkolla është shumë afër fabrikës.
“Ishim në orën e katërt mësimore. Erdhi një presor dhe tha dilni jashtë vajza dhe djema sepse po shpërthen gazi. Drejtori na tha merrni çanta dhe ikni me vrap, dhe ne kemi marrë çantat dhe kemi ikur se jemi trembur shumë”, tha një nxënës i shkollës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.
Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d











