• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Manastirliu: Trajtimi me herceptinë falas do bëhet afër vendbanimit

by Java News
13/10/2019 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë më shumë se 600 që kanë marrë shërbim në Njësinë e re të Senologjisë në spitalin rajonal të Durrësit, spitali i parë pas QSUT, ku ofohet diagnostikimi, ndërhyrja dhe trajtimi i të gjitha formave të tumoreve të gjirit. Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky shërbim përmbush objektivin për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit për gratë.

“Nuk është më e nevojshme të shkosh në Tiranë për kirurgjinë e gjirit, pasi këtu në Durrës ofrohet i njëjti shërbim specialistik për trajtimin e plotë të tumoreve të gjirit. Besoj, ja kemi arritur të ofrojmë shërbimin afër vendbanimit për një fashë shërbimesh që nuk ofroheshin më parë”, tha Manastirliu. Duke theksuar se sot gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për trajtimin me kemioterapi, Manastirliu lajmëroi hapjen e një qendre të re në spitalet rajonale. “Një ndër shërbimet që po përmirësojmë vit pas viti është shërbimi afër vendbanimit për sa i përket njësive të kemioterapisë që ofrojnë shërbim në QSUT dhe në 6 spitale rajonale, në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Fier dhe shumë shpejt brenda këtij viti ne do të hapim njësinë e kemioterapisë në Lezhë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi nga Durrësi se trajtimi me herceptinë po sigurohet 100 % falas për të gjitha gratë që kanë nevojë për këtë kurë, jo vetëm në Tiranë por edhe në 6 Njësitë e Kemioterapisë në spitalet rajonale, ku më shumë se 70 gra po trajtohen edhe me një formëdozë të re që është herceptina subkutane. Duke bërë edhe një herë apel për kryerjen e ekzaminimeve dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjes, Manastirliu bëri me dije se në 8 muajt e parë të vitit janë rreth 9 mijë gra në të gjithë vendin që kanë kryer mamografinë.

 

 

 

 

Next Post
Bruksel/Shtyhet data e marrjes së funksioneve nga Këshilli Evropian

Bruksel/Shtyhet data e marrjes së funksioneve nga Këshilli Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In