Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit gjatë pasdites të së enjtes.
Djali ka plgosur me armë zjarri babain e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 16 në Durrës. Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas një debati me tone të ashpra midis babait dhe djalit. i plagosur ka mbetur 51 vjeçari me inicialet N.M. dhe autor është djali 25-vjeçar M.M.
Mësohet se djali qëlloi në këmbë babain i cili sipas raportimeve ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 06.10.2016, në banesë, në lagjen Nr.16, Durrës është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N.M.51 vjeç.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë bëre të mundur identifikimin e autorit.
Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta që i dëmtuari ka pasur me djalin e tij shtetasin M.M. 25 vjeç.
Ky I fundit në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri, në këmbë babain e tij me një
pistoletë të kalibrit të vogël.
Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.
Policia po punon për kapjen e autorit, konkretisht shtetasin M.M. /a.m.