• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Durrës/ Kapet në plazh djali që përplasi një grua me makinë, në pranga edhe e dashura

by Java News
20/06/2021 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një histori e denjë për film, një skenar që përfshin dhjetë ditë intensive, nisin me vjedhje, e më pas prapë vjedhje, vazhdojnë me përplasje njerëzish në rrugë dhe vijon me zhdukje nga vendngjarja për ti shpëtuar prangave të policisë. Bie në pranga duke shijuar diellin dhe detin në plazh, por nuk mbaron këtu, arrestohet dhe e dashura që rri me ty.

Historia ka si protagonist 22 vjeçarin nga Durrësi, Endri Zaja.

Aksidenti që hapi telashe

Pasditen e 15 qershorit, në 19.45, Endri Zaja po kalonte me një makinë në lagjen nr.11 në Durrës, kur mori para një grua italiane që u plagos.

Menjëherë pas aksidentit, i riu u largua nga vendngjarja. Më tej, gruaja e plagosur, një 74 vjeçare italiane, u dërgua në spital.

Dy ditë më vonë, Endrit Zaja u identifikua si autor i aksidentit dhe u shpall person në kërkim nga policia e Durrësit. Ai u vu nën akuzë se, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar italianen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ditën e shtunë, Endri Zaja kishte shkuar në plazh. Siç shihni foto, ai u gjet dhe u prangos nga policia pikërisht teksa po bënte plazh.

Por kjo ngjarje ishte vetëm vazhdimi pasi i riu durrsak ishte i shpallur në kërkim si autori kryesor i 2 vjedhjeve në Durrës.

Kështu më 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

Tani, djali përballet me tre akuza për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.

Por policia nuk është ndalur këtu. Ajo njoftoi dje në mbrëmje se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. noa.al

Next Post
I kërkuar nga policia italiane për trafikim droge, kapet shqiptari nga policia greke në Kakavijë. Sapo kishte kaluar doganën shqiptare

Kakavijë/ Drejtoria e Policisë Kufitare greke habit: Qytetarët ta kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët shqiptarë nuk lejohen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In