Një shtetas 23-vjeçar nga qyteti i Durrësit rezulton i zhdukur prej disa ditësh, duke mos lënë asnjë gjurmë.
Sipas policisë së Durrësit, i riu me iniciale Gj.M nga Xhafzotaj ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më prej disa ditësh.
Kallëzimin në polici e ka bërë babai i tij Z.M 48-vjeç ku ka thënë se prej ditësh nuk ka komunikuar fare me të birin.
Policia ka nisur punën për gjetjen e tij, duke e shpallur fillimisht atë person të zhdukur./a.m.