• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Bamir Topi: FRD-ja është e djathta shqiptare, PD moçal mbushur me mikrobe

by Java News
08/06/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fryma e Re Demokratike ka çelur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të këtij Qarku, Sali Shehun. Në fjalën e tij para mbështetësve, kryetari i FRD, Bamir Topi ka kërkuar votat për FRD-në e duke e cilësuar këtë forcë si e djathta e vërtetë në skenën politike shqiptare.

Topi ishte i ashpër edhe në akuzat ndaj Partisë Demokratike të cilën e quajti moçal me baktere, ndërsa i bëri të djathtëve që ta braktisin atë dhe të votojnë Frymën e Re Demokratike.

“A ka forcë politike më dinjitoze, më e qartë, më e artikuluar, me terma që kanë të bëjnë me shtetin, drejtësinë, sesa FRD?

Ju bëj thirrje të gjithë të djathtëve, që janë me sedër, nuk jemi për të mbetur aty viktima të interesave të familjeve mafioze.

Ne jemi qytetarë të lirë dhe iu bëj thirrje të braktisin atë moçal ku siç thotë një shkrimtar i madh, “ai është një ambient ku rriten dhe shumëzohen mikrobet, që shpërthejnë epideminë”.

Ta braktisin dhe të vijnë të FRD dhe të jenë të sigurt që do përfaqësohen në mënyrën më dinjitoze të mundshme”, u shpreh Topi.

Kreu i FRD sulmoi dhe Lulzim Bashën të cilin e quajti trashëgimtar dhe mbrojtës i interesave të familje së Berishës.

“Pjesa tjetër e politikës, e asaj të vjetër, janë ajo politikë koncesionare që nga koha e Sali Berishës dhe deri tani.

Edhe ky i riu, është i ri në moshë, por njeriu duhet të provojë situata të vështira, rezultoi ndryshe, rezultoi gabim ne, por jo gabim atij që e zgjodhi, pasi e zgjodhi që të jetë trashëgimtar besnik dhe mbrojtës i flaktë i interesave të familjes.

Ai është njeri i familjes, jo biologjikisht, por me interesat politike është njeri i familjes. Duke qenë i tillë, njësoj si paraardhësi i tij ka nxjerrë në treg dhe ka shitur interesat e të djathtës. Sot është më shumë se kurrë nevoja që e djathta të përfaqësohet”, tha Topi.

ma.me
Next Post
5 këshillat që duhet t’i ndiqni kur gatuani ëmbëlsira

5 këshillat që duhet t'i ndiqni kur gatuani ëmbëlsira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In