Forcat e policisë së durrësit kanë arrestuar këtë të premte shtetasin Astrit Kalushi, përgjegjës për prodhimin dhe tregtimin në mënyrë ilegale të pijeve alkolike. Polcia ka finalizuar operacionin Shardone, ku dhe ka sekuestruar në ambientet e shtëpisë së 45 vjeçarit pajisjet e përdorura për përpunimin e pijeve. Në total janë sekuestruar 17 mijë e 500 litra verë, 200 litra raki dhe 10 mijë litra lëndë e fermentuar.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë lokale për procedimin e personit në fjalë, nën akuzat e “prodhim të kundraligjshëm të mallrave industrialë e ushqimorë” dhe “fshehjes së të ardhurave”.