• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durim Keçi, si doli nga burgu i forti i Shijakut, që u bë edhe ‘moll sherri” politik

by Java News
24/01/2018 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj të gjykatës së Xhenovës për Durim Keçin, i dënuar në Itali për “shpërndarje, tregti të kokainës” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Ndryshe nga sa raportoi Partia Demokratike sot se Durim Keçi kishte mundur të rrëzonte ekstradimin e tij në Itali, “Shqiptarja.com” mëson se autoritet Italiane nuk kanë pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e tij në Itali.

Pala Italiane ka kërkuar konvertimin e dënimit me 8 vite e 9 muaj burg të dhënë nga gjykata e Xhenovës për Durim Keçin, të arrestuar nga policia në 11 tetor të vitit 2017 me qëllim ekstradimi pas kërkesës së autoriteteve italiane. Por, në 17 nëntor, pra një muaj pas arrestimit, autoritetet italiane ndryshuan kërkesën për Keçin nga ekstradim në njohje të vendimit penal italian në Shqipëri. Fillimisht në Itali, Keçi ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg, ndërsa më pas përfitoi ulje për shkak të amnistisë, por edhe faktin se dënimi për trafik droge në Itali është i lehtë në Shqipëri duke shkuar në favor të Keçit konvertimi.

Në 5 janar 2018 gjykata e Durrësit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Gëzim Veizi, duke i njohur dënimin Italian me 8 vite e 9 muaj burgim. Në këtë vendim gjykata e Durrësit shprehet si më poshtë: “…i zbritet periudha e dënimit të vuajtur në paraburgim në Itali, nga data 25.05.2002 deri më datë 19.12.2005, i ulet dënimi për efekt të amnistisë Italiane prej 3 vjet dhe i ulet periudha e paraburgimit e vuajtur në Shqipëri nga momenti arrestimit për llogari të ekstradimit në Itali, datë 11.10.2017…”.

Pra megjithëse ia ka njohur si vendim dënimi, gjykata e Durrësit njëherësh i ka njohur dhe amnistinë në Itali dhe periudhën e paraburgimit në këtë shtet. Për pasojë sipas llogaritjeve, Durim Keçit i është ulur thuajse e gjithë masa e dënimit, duke i mbetur për të vuajtur gati një muaj burgim. Edhe kjo periudhë është ezauruar dhe për pasojë nga ana e drejtorisë së Burgut dhe prokurorisë së Durrësit është urdhëruar lirimi i tij ditën e djeshme.

PD nepermjet deputetit Alibeaj denoncoi rastin, duke deklaruar se trafikanti ka lidhje me socialistët. Por duket se faktet flasin ndryshe kur eshte fjala per te politizuar gjitheshka. Durim Keçi në muajin Maj ishte në çadrën e PD-se. Por Alibeaj kemengul se ate e ka liruar Edi Rama nga burgu.

 

Next Post
Neymar: Jam gati të ul rrogën që të luaj me Real Madrid

Neymar: Jam gati të ul rrogën që të luaj me Real Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com