Prokuroria e Posaçme kërkon që dhënia e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i pandehur tek dosja “Plumbi i artë” të vijojë me dyer të mbyllura. Kërkesa e SPAK shkaktoi irritim tek të pandehurit, shkruan A2 CNN.
Vetë dhe përmes avokatëve ata kundërshtuan kërkesën duke theksuar se nuk ka asgjë për tu fshehur. “Dua që fjala ime të jetë transparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Kam dy vjet e gjysmë në burg dhe që baltosem nga SPAK”, tha i pandehuri Petrit Qoli.
Sipas avokatit Ilia Ilia media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë.