Kandidatja demokrate e bashkisë Durrës ka reaguar pas përfundimit të orarit të votimit duke theksuar se në emër të saj dhe të Partisë Demokratike falenderon të gjithë komisionerët që morën pjesë në proces.
Ndërkohë, Grida Duma u kërkoi numëruesve të garantojnë votën e durrsakëve. Ajo u shpreh se gjatë votimit në Durrës pati akte të manipulimi dhe mashtrim.
“Të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike. Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi” – theksoi ajo.