• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dum Referendum!

by Gilman Bakalli
30/06/2016 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gilman Bakalli

Imagjinoni një traget të madh pasagjerësh duke lundruar nëpër Mesdhe. Në kuvertën e tragetit ka disa shezllongje. Herë pas here janë të gjitha të zëna, ndonjëherë, me pak fat, arrin ta kapësh ndonjë shezllong të lirë. Për javë të tëra i njëjti skenar përsëritet në të njëjtën formë. Derisa një ditë gjithçka ndryshon. Diku në një qytet port në traget ngjitet një grup i madh, njerëz që e njohin njëri-tjetrin. Ato zaptojnë të gjitha shezllongjet dhe, sa herë që ndonjërit prej tyre i duhet të largohet nga kuverta, shokët ia ruajnë vendin duke vendosur një peshqir. Disa pasagjerë nervozohen për situatën e krijuar. Anëtarët e grupit-klan reagojnë ndaj këtij zemërimi në forma të ndryshme: disa duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, kurse disa të tjerë duke i ofruar të pakënaqurëve një marrëveshje. Sipas kësaj marrëveshjeje, disa nga të përjashtuarit nga përdorimi i shezllongjeve mund të ndihmojnë në monitorimin e shezllongjeve. Si shpërblim, atyre u lejohet t’i përdorin shezllongjet kur këto nuk janë në përdorim nga anëtarët e grupit-klan. Disa nga të përjashtuarit e pranojnë këtë marrëveshje.

Ndërsa pak më parë kishim një grup me të drejta të barabarta sa i takon përdorimit të shezllongjeve, tani në kuvertë kemi tre grupe: pronarët e shezllongjeve, shërbëtorët e tyre me përfitime minimale, dhe të përjashtuarit nga përdorimi i shezllongjeve. Një lëvizje radikale politike që do ta përmbyste këtë rend duket se është e pamundur. Jo vetëm pronarët e shezllongjeve, por edhe shërbëtorët e tyre dinë ta pengojnë atë po qe nevoja.

Fabula e historisë: nëse askush nuk e monitoron një rend demokratik, herët a vonë do të krijohen struktura pushteti që do ta nxjerrin demokracinë nga menteshat e saj. Dhe aty ku më përpara sundonte barazia e të drejtave, do të sundojë rendi oligarkik.

A ka të bëjë me ne shembulli i mësipërm? Sigurisht që ka! Në thelbin e saj demokracia supozohet të vërë në funksion vullnetin e popullit. Ajo funksionon mbi bazën e interesit që ka populli tek e mira e përgjithshme. E thënë ndryshe: demokracia është versioni politik i asaj etike që aspiron krijimin e shanseve për një jetë të mirë për një numër sa më të madh njerëzish. Deri më sot politika shqiptare nuk e ka përmbushur premtimin për një jetë më të mirë për një numër sa më të madh njerëzish. Partitë kanë punuar sistematikisht për inkurajimin e  largimit të qytetarit nga politika. Ato nuk kanë toleruar asnjë referendum popullor, asnjë zgjedhje direkte në postet e larta shtetërore, dhe, që nga 2009, kemi edhe deputetë që nuk varen më direkt nga zgjedhësit, por nga partia.

Partitë politike në Shqipëri sot nuk punojnë më për reformimin e shoqërisë, por për të fituar zgjedhjet e radhës. Prandaj nuk të habit fakti se partitë shqiptare po bëhen gjithnjë e më njësoj, ato nuk janë më vendi ku njerëz me ide e botëkuptime të njëjta apo të përafërta mblidhen për ta reformuar shoqërinë mbi bazën e një ideologjie. Zhargoni, përmes të cilit partitë përpiqen të diferencohen nga njëra-tjetra është bërë tejet vulgar dhe banal dhe nuk i shërben më ruajtjes së identitetit të partisë, por thjesht përforcimit të skemës mik-armik. Populli nuk shkon më në zgjedhje, sepse nuk ndjehet më i përfaqësuar, duke e rritur kësisoj partinë e abstenuesve. Politikanëve nuk u bën përshtypje kjo, kurse për demokracinë kjo është goditje e rëndë. Partitë nuk merren më me “popullin”, sepse nuk u duhet më të merren me të; në rastin më të mirë ato merren me variantin e kondensuar të popullit nëpër sondazhe demografësh. Në axhendën e partive nuk ekziston më populli, me përjashtim të ndonjë fushate zgjedhore. Teatri politik nuk ka më nevojë për spektatorë.

Në këtë kontekst, jep shpresë nisma e disa deputetëve të parlamentit shqiptar për ndryshimin e Kushtetutës në dy nene të saj, njëri prej të cilëve kërkon përcaktimin e së drejtës që Presidenti i Republikës të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli. Më duket lëvizje e drejtë. Meqë sistemi ynë politik nuk funksionon në mënyrë intrinzike, nga brenda, atëherë duhet parë për një zgjidhje nga jashtë. Një mundësi të tillë mund ta ofronte zgjedhja e një presidenti jopartiak, direkt nga populli. Natyrisht, qeveria shqetësohet me të drejtë se i vetmi autoritet shtetëror i zgjedhur direkt nga populli mund të fitojë rëndësi dhe domethënie të jashtëzakonshme. E në fakt, pikërisht kjo është ajo për të cilën kemi nevojë: një figurë drejtuese jopartiake, e cila e lufton status quo-në me ide dhe reforma të reja. Jo thjesht një figurë që qetëson gjakrat e ndezur partiake, por që merr seriozisht shqetësimet e qytetarëve.

Nëse nisma në fjalë kalon, ajo do të ishte e para përpjekje për një ndryshim kursi në politikën shqiptare. Mirëpo demokracia shqiptare, kam frikë se është e dënuar të pranojë gjithçka – bllokimin, velje nga politika, zgjedhje pafundësisht të diskutueshme – me përjashtim të ndryshimeve rrënjësore.

Next Post

Zbulohet sekreti/ Ja përse të pasmet e Kim janë përherë në "formë" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In