Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u takua sot me Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ku u diskutua në lidhje me incidentin në zyrat e OMONIA-s në Sarandë.
Me anë të një deklarate për media, PBDNJja sqaroi se Dule i ka shprehur Tahirit shqetësimin e kësaj force politike për djegien e flamurit kombëtar Grek ne selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë.
“Akte të tilla urrejtjeje”, -theksoi Dule, “nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek. Ndaj është me rëndësi te veçantë zbulimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore i autorëve, si edhe marrja e masave parandaluese në vazhdimësi për mospërsëritjen e akteve te ngjashme”, dekalroi kreu i PBDNJ.
Gjithashtu, Dule shprehu keqardhje për faktin se ky akt, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë force politike dhe as nga shoqëria civil.