• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dule: Mesazhet e forta që përçoi vizita e Mitsotakis në Shqipëri

by A R
22/12/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje Skype me emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti Vangjel Dule komentoi rëndësinë  e vizitës  së kryeministrit grek  Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit. Dule tha se përveçse një ditë historike, ky ishte një “mesazh i fortë bashkëpunimi” mes dy vendeve. E veçanta e kësaj here sipas Dules, është amplifikimi i tij sepse nuk është shprehur ndonjëherë me nivel kaq të lartë e vendosmëri.

Vangjel Dule: Ishte një mesazh i fortë, më i  fortë se çdo herë tjetër i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ishte një mesazh i fqinjësisë së mirë, i një mbështetjeje dinamike në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Natyrisht kjo mbështetje nuk ka munguar, por asnjëherë unë nuk e kam dëgjuar të shprehet në nivel kaq të lartë, me kaq vendosmëri dhe në prani të një interesimi të jashtëzakonshëm, si në nivel lokal ashtu edhe më gjerë. Së treti, ishte një mesazh rajonal.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim rajonal?

Vangjel Dule: Duke u shprehur fuqimisht për marrëdhëniet midis dy vendeve në kuadrin e BE dhe në kuadrin e NATO-s, ishte një shprehje për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Nuk është një gjë e panjohur se struktura aktuale dhe ajo e së ardhmes e arkitekturës së sigurisë mbështetet fuqimisht nga faktori amerikan në Greqi dhe shtrëngimi gjithmonë e më i madh Shqipëri-Greqi i shndërron të dy në shtylla të kësaj arkitekture sigurie dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm me zhvillimet në Ukrainë dhe me agresionin rus në të që kjo përfiton një rëndësi edhe më të madhe gjeostrategjike.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

November 29, 2026
Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

November 29, 2026
Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

November 29, 2026
U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

November 29, 2026
“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan!

“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In