# 1: Bullizmi
Shumica e prindërve janë të shqetësuar ndaj ngacmimeve në shkollë, dhe të shqetësuar se fëmijët e tyre do të ngacmohen. Shumë prindër e dinë se sa situatë e vështirë është, por duhet të dini se për shumë fëmijë bullizmi nuk ndodh vetëm në shkollë, ndodh në shtëpi. Të bëni me turp fëmijët tuaj është një formë bullizmi. Është me të vërtetë kaq e thjeshtë. “Në momentin që ne i turpërojmë vetë fëmijët tanë është momenti që i mësojmë ata se kjo është e pranueshme, pra që një qeni njerëzore mund tia bëj një tjetri këtë gje”.
# 2: Kjo e përcakton fëmijën tuaj…ka mundësi për gjithë jetën
Po, fëmija juaj mund të ketë bërë një zgjedhje të keqe apo të ketë bërë diçka të papranueshme, por kjo nuk tregon atë që është në të vërtetë ai. Ti e di këtë. Ju e dini se ndërsa ai mund të ketë bërë diçka që ju nuk e pëlqeni, kjo nuk do të thotë se ai është “i keq”. Ajo është vetëm procesi i të mësuarit dhe mos harroni se ne të gjithë bëjmë gabime. Është e rëndësishme që fëmija juaj ta dijë këtë. Nëse keni turpëruar publikisht fëmijën tuaj, veçanërisht në qoftë se vendosni dhe ta publikoni këtë në rrjetet sociale, atëherë kjo do të jetë diçka që do ta përcvaktojë fëmijën tuaj. Miqtë, anëtarët e familjes dhe të huajtë do të mbajnë mend që fëmija juaj është ajo çfarë ka bërë gabim. E gjithë kjo dërgon mesazhin tek ai se ai është i keq, të cilat mund të përfundojnë duke u bërë një burim i çështjeve të thella emocionale dhe psikologjike gjatë rritjes së tij. Fëmijët nuk e kanë pjekurinë mendore për të përpunuar si të rriturit. Ajo çfarë ata kanë kuptuar nga kjo situatë është shumë larg nga ajo që ju mendoni. Prindërimi autoritar ka pasoja afatgjata për fëmijët.
# 3: Fëmija duhet të ketë besim tek ti
Ne të gjithë bëjmë gabime, pa marrë parasysh se sa të rriture jemi. Ju keni bërë ndoshta gabime në punë gjatë disa viteve të fundit, por për fat të mirë shefi juaj nuk e ka ndarë këtë me të gjithë në internet. Njerëzit bëjnë gabime. Fëmijët bëjnë gabime; kjo është pjesë e jetës. Ajo që është e rëndësishme është ajo që vjen më pas. Fëmija juaj duhet të jetë në gjendje të besojë tek ty, që të dijë se ju e doni atë pa kushte, dhe të dijë se mund të vijë tek ju për ndihmë kur ka ndonjë problem. Duke e dënuar fëmijën ju jeni duke e djegur atë urë. Fëmija juaj thjesht nuk do të kërkojë nga ju ndihmë, mbështetje dhe udhëzime përsëri për shkak të frikës apo poshtërimit publikisht. Pasi personi i cili ai ka menduar se e ka dashur ka thyer besimin dhe mund të shihni se si kjo mund të manifestohet në marrëdhëniet e tyre të ardhshme me të tjerët.
# 4: Është një reagim i tepruar
Të gjithë prindërit janë fajtorë për reagime të tejskajshme në nxehtësinë e momentit. Edhe prindi më i qetë ka bërë ose ka thënë gjëra që më pas është penduar. Fjalët e këqija apo dënimet tepër të ashpra janë diçka për të cilën shumë prindër ndjejnë keqardhje natën vonë. Është e rëndësishme për të vendosur kufijtë për fëmijën tuaj, dhe për të vënë në dukje, kur ata kanë bërë diçka të papranueshme. Por turpërimi publik në internet nuk është përgjigje. Thjesht, kjo është një reagim i tepruar. Dënimi në këtë rast thjesht nuk përputhet me “krimin”. Çfarëdo që fëmija juaj ka bërë, turpërimi publik nuk është një dënim i matur ose i përshtatshëm.
# 5: Nuk na mëson asnjë mësim të vlefshëm
Kur fëmija juaj ka diçka që ju e perceptoni të gabuar, ekziston një mundësi që të punoni së bashku për të gjetur një zgjidhje. Duke e trajtuar incidentin në mënyrë të përshtatshme, ju mund t’i mësoni fëmijës një mësim të vlefshëm. Jo vetëm në atë se si mund të zgjidhni problemin, por edhe pse sjellja ishte e gabuar. Ju mund të inkurajoni fëmijën për të menduar rreth asaj se si i dëmton të tjerët veprimet e tij, dhe të marrë në konsideratë pasojat e vërteta të këtyre veprimeve. Nga dënimi publikisht i fëmijës tuaj, ju jeni duke lënë mënjanë këto mësime, dhe jeni duke i mësuar një gjë shumë të keqe atij; “po i mësoni se në qoftë se dikush nuk do të bëjë ashtu siç do ti është e drejtë që ju ta turpëroni atë ose ta detyroni atë”.
# 6: Supozohet që ju jeni një skuadër
Ashtu siç kënaqeni me sukseset e fëmijës, ju duhet gjithashtu të mbështesni atë në arritjet më të lavdishme. Si prind dhe fëmijë, ju jeni një ekip. Fëmija duhet ta ndjejë këtë. Kjo nuk do të thotë të injoroni sjelljen e keqe. Në fakt, kjo do të thotë që të punoni me fëmijën tuaj për të shmangur sjellje më pak të dëshirueshme në të ardhmen. Kur ju e turpëroni publikisht fëmijën tuaj, ju nuk jeni duke punuar me të në të njëjtin ekip. Në fakt, ju jeni duke distancuar publikisht veten nga fëmija juaj. Ju jeni duke e treguar me gisht fëmijën dhe duke i thënë botës se ai është i keq.
# 7: Ka pasoja të rënda për shëndetin emocional dhe mendor
Turpi dhe faji janë dy emocione të ngjashme, por shumë të ndryshme. Faji është i rëndësishëm sepse sa herë ne kemi bërë një zgjedhje të keqe na kujton dhe na nxit për të bërë zgjedhje më të mira në të ardhmen. Ne ndihemi fajtorë për ngjarje të veçanta, por jo se kush jemi ne si njerëz. Turpi është përhapur. Ai nuk lidhet vetëm me një incident, në vend të kësaj ai bëhet në fakt ngjyra se si ne shohim veten si individë. Ta lejosh që fëmija juaj të ndjehet fajtor për diçka është në rregull, kjo është një emocion i natyrshëm që ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Turpi nuk ka. Turpërimi u mëson fëmijëve që ata janë të këqinj, jo se ata bënë një gjë të keqe. Shihni ndryshimin? Ndjenja e turpit është i lidhur me depresionin dhe varësinë, dhe nxit ndjenjat e nënvlerësimit të vetes.
# 8: Interneti jeton përgjithmonë
E keni harruar atë gjë tmerrësisht të turpshme që ka ndodhur me ju në shkollën e mesme? Nuk jetoi mjaft gjatë? Fantazma e saj u shua kur u nise për në universitet në një qytet të ri? Kjo ndoshta nuk ju mërzit aq shumë më, sepse kjo është në të kaluarën dhe kjo është diçka që vetëm njerëzit nga e kaluara e juaj e dinë. Fëmijët këto ditë nuk do të jenë me fat. Çdo poshtërim dhe çdo koment apo foto e tyre është në Instagram apo facebook. Edhe në qoftë se ju pendoheni dhe e fshihni diçka, ajo mund të vazhdojë të ekzistojë në një arkiv uebi diku. Turpërimi i fëmijës tuaj në mediat sociale mund të duket për të qeshur sot, por do të jetë qesharake kur punëdhënësi i tij potencial në të ardhmën të kërkojë për të në Google para se ta marrë në intervistë. A do të jetë qesharake kur dikush e takon dhe mund të gjejë sekretet e tij turpshme të së kaluarës? A do të jetë qesharake që keni marrë një gabim të tij dhe keni bërë diçka për të cilën atë do ta përqeshin dhe tallin ndoshta gjithë jetën?
# 9: Është gjithçka për ju
Ju jeni duke besuar se jeni “duke bërë atë për të mirën e tyre”. Duke ndarë në rrjetet sociale një foto të fëmijës suaj duke mbajtur një copë letër të detajuar të të gjitha gabimeve të tij është mënyra juaj e ‘prindërimit efektiv’. Por nuk është. Ju jeni duke bërë atë duke u përpjekur që të fitoni mbështetës për të provuar se ju e bëni këtë gjë për mirë. Dhe kjo është një mënyrë e trishtuar për të treguar vendimet tuaja prindërore? Ju dëshironi që njerëzit të mendojnë se ju jeni një prind fantastik edhe kur fëmija juaj ka bërë një zgjedhje të keqe, dhe kështu ju e qortoni publikisht atë për këtë zgjedhje. Por ku e dini ju se çfarë këta njerëz pas ekranit po mendojnë? Pikëpamja e fëmijës tuaj duhet të jetë shumë më e rëndësishme se kaq. Kujtoni pak fëmijërinë tuaj – si kanë vepruar prindërit e tu? A jeni duke përsëritur atë model? Nëse është kështu, ju mund të mbani mend se sa keq jeni ndjerë? A mos ju vetëm duhet të mësoni të përdorni mënyra të tjera prindërimi.
# 10: Skenari më i keq është shkatërrues
Në një kthesë të trishtuar të ngjarjeve, një adoleshente kohët e fundit kreu vetëvrasje pasi babai i saj e turpëroi atë online. Menjëherë pasi vajza 13-vjeçare u turpërua nga babai i saj, ajo kërceu drejt vdekjes nga një urë në Tacoma. A mund të jetoni i qetë nëse kjo mund tju ndodhë me fëmijën tuaj? A ia vlen ta marrësh në sy këtë rrezik?
27.al