• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Duke pritur ngujimin

by Skënder Minxhozi
03/02/2026 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Është thënë dhe stërthënë këto vite që kur një parti ka probleme me palën përballë, radikalizimi është gabimi më i parë dhe më klasik që mund të bëjë. E bën vetë lëvizjen politike më të vogël, më agresive, më pak fitimtare. E shohim sesi partia kryesore e opozitës shqiptare është tkurrur në 13 vitet e fundit edhe prej kësaj sindrome tashmë në një stad të avancuar.

PD po tundohet sërish rrezikshëm nga idea e daljes për herë të dytë nga sistemi, pas largimit të vullnetshëm të vitit 2019 kur la mandatet parlamentare dhe braktisi zgjedhjet lokale. Megjithëse që nga ajo kohë të gjithë krerët më të lartë të saj dhe të LSI janë shprehur publikisht se ai akt qe një gabim i madh politik, sot po përjetojmë një rikthim në modë të ikjes nga institucionet dhe misioni përfaqësues i mbi gjysëm milioni votues. Ngujimi në bulevard, bojkoti i komisioneve të reformave dhe gjuha gjithnjë e më e ashpër e opozitës janë që të gjitha simptoma të këtij turravrapi të ri drejt të panjohurës. Një sjellje që duket se plotësohet edhe nga ndërprerja e raporteve me drejtësinë për shkak të statusit të Berishës dhe Metës me SPAK e që e bën edhe më të plotë daljen nga sistemi të PD e PL.

Le të jemi të qartë. Opozita ka mbrojtur jo rrallë kauza të drejta civile, qytetare e politike por ka demonstruar gjithashtu një frustrim në rritje sa i përket vijimit të garës politike dhe sidomos raportit që ka me rikthimin në pushtet. Qëndrimi i tejzgjatur larg qeverisjes ka bërë të vetën dhe në kushtet kur kauzat lodhen, njerëzit mërziten dhe sheshet zbrazen. Fiton gjithmonë radikalja, e skajshmja.

Mos e ndërprit armikun që po bën një gabim thoshte dikur Napoleon Bonapart. Është pikërisht kjo që po bën Berisha dhe të tjerët pas tij këto javë. Teksa Rama ndodhej dhe ende ndodhet në një përplasje frontale dhe të komplikuar me drejtësinë e re, opozita i bashkohet goditjes së SPAK, ngre zërin në kupë të qiellit e prodhon zhurmë, duke u mbivendosur pa kuptim me korsinë e rrezikshme të hetimeve që po ndërmerren ndaj maxhorancës.

Opozita do të kishte të gjithë interesin e imagjinueshëm që ta linte të konsumohej deri në fund kjo dramë Qeveri-Spak, për të nxjerrë përfitime politike më pas, kur socialistët të ekspozoheshin e konsumoheshin edhe më tej nga goditjet e drejtësisë. Nga padurimi demokratët po bëjnë krejt të kundërtën. E sulmojnë Ramën me molotov duke e viktimizuar, pra duke e forcuar në sytë e publikut. Të godasësh qeverinë me shishe me benzinë do të thotë t’i japësh oksigjen vetë qeverisë. Asgjë më tepër.

Ky është rrethi vicioz ku ndodhet opozita sot, mes shanseve politike reale që krijon nga njëra anë korruptimi dhe konsumi 13 vjeçar i qeverisë, por që nga ana tjetër kompensohet nga lodhja e qëndrimit në opozitë dhe sjellja e ashpër që i bashkangjitet. Sepse PD po konsumohet jo nga pushteti, por nga qëndrimi në opozitë e kjo është shumë e rëndë për të ardhmen e afërt.

Konsolidimi i Berishës në karrigen e parë të partisë dhe tërheqja që ai i bën të gjithë karros opozitare pas halleve të veta juridike e penale të brendshme e të jashtme, shënon një rrethanë fatale që nuk e lejon opozitën të ngrejë kokë. Teksa mërziten nga hija e rëndë e Ramës opozitarët duhet të llogarisin me patjetër edhe kostot që prodhon hija e rëndë e Berishës për të gjithë opozitën. Nuk është e rastit që mes partive të reja opozitare prania e Doktorit në krye të PD konsiderohet si një vijë e kuqe për krijimin e një fronti unitar kunder socialistëve.

Ka dhe një anë tjetër të kësaj lufte politike shqiptare jo më pak të rëndësishme. Janë të huajt, kancelaritë e Perëndimit të cilat historikisht kanë pasur rolin e arbitrit në kohë paqeje, zgjedhjesh apo edhe rrëmujash sociale.

Ndërkombëtarët, evropianë dhe amerikanë bashkë, e kanë ditur qysh nga “dita 1” e rrëzimit të komunizmit se Shqipëria po merrte formën e një demokracie të dobët, kaotike dhe të korruptuar. Janë shtrënguar kësisoj t’i besojnë parimit të “dezhurnit të mesnatës”. Thënë ndryshe të një force politike apo personi që kishte premisat të shërbente si palë negociuese me jashtë, sa herë që lindte nevoja.

Për këtë arsye perëndimorët kanë punuar rregullisht me qeveritë e jo me opozitat. Për këtë arsye fjala vjen amerikanët e quajtën Berishën “burrë shteti” vetëm pak orë pasi qeveria e tij kishte vrarë njerëz të paarmatosur në dyert e godinës së saj. Është sërish e njëjta arsye që edhe tani, kur e majta shqiptare po ndjen peshën e skandaleve të qeverisjes, Rama vijon të pritet në Perëndim, duke mbajtur madje skeptrin e drejtuesit të procesit të integrimit i cili ecën me të njëjtën shpejtësi në Bruksel, me shpejtësinë që avancojnë hetimet për zyrtarët e majtë në Tiranë. Ky mund t’i duket dikujt si paradoks por s’është aspak i tillë sa kohë që mbetet në fuqi kriteri i kundërpalës së domosdoshme.

Opozita ka të gjithë eksperiencën dhe ekspertizën për ta lexuar me realizëm këtë situatë natyrshëm të pafavorshme për atë vetë. Teksa kërcënon me “ngujim” dhe dalje nga institucionet le ta lexojë drejt pafuqinë e saj, pasi historia politike e këtyre 35 viteve na ka mësuar se asnjë lidership apo maxhorancë nuk kanë qenë mjaftueshëm solide dhe aq më pak të përjetshme sa për të sfiduar ligjet e kohës.

Nëse Rama qëndron i “blinduar” në qoshen e pushtetit, kjo i detyrohet pa më të voglin dyshim edhe dobësisë së opozitës që ka përballë. Atyre që këto orë po njoftojnë se në vend që të vijojnë të jenë pjesë e procesit politik, preferojnë të ngrenë një tjetër fushim karrigesh e çadrash plastike në bulevard, pas atij të Lapajt. E nëse partia e re që sot ndodhet aty ka nevojë për afirmim dhe mund ta pranojë këtë sfidë të pabarabartë me Ramën, për PD kjo nuk është një zgjidhje as e mirë dhe as afatgjatë, si një parti që ka qeverisur vendin me dekada dhe synon pushtetin.

Next Post
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

Comments 2

  1. L. Xh says:
    1 month ago

    Ja ke lujt penxhin PD-së, me këtë artikull të mirëmenduar e shkruajtur me një shqipe të mrekullueshme, që pak kushi ndër shqiptaret e sotëm, lëvron gjuhën tonë.
    Rrofsh Nero.

    Reply
  2. Vlora says:
    1 month ago

    Nga padurimi demokratët po bëjnë krejt të kundërtën…

    Joooo Skender

    Jane bashk

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In