• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke pritur Kryemadhin prej tre javësh…

by Ardit Rada
03/04/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Paraja është vetëm një mjet, që mund të të shëtisë ku të duash, por vendin e shoferit nuk ta jep, thoshte Ayn Rand. Kjo mesele duket se ka prekur opozitën e zjarreve dhe grevave, kur drejtohej nga marionetat e Sali Berishëas dhe Ilir Metës. Me duart në një thes të dyshimtë, si Basha ashtu edhe Kryemadhi paskan menduar se do të bëheshin ‘shoferë’ në vendin e tyre me paratë e Rusisë.

Kryetarja e LSI-së sot ndodhet para fakteve që kryesisht janë fatura që lidhin atë me oligarkë rusë. Është fat i madh që teksa KQZ-së ia hedhin prej vitesh duke mosdeklaruar burimet financiare, medias dhe opinionit publik nuk po i shpëton dot këtë herë. Zonja që ka në pronësi vilën me tualet edhe për macen e ka thelluar edhe më tej bindjen se është përlyer në financime të paligjshme të ardhura nga jasht vendit. Tre javë më parë, në studion e ‘Opinion’ gruaja e ish presidentit u betua se do t’i drejtohej SPAK-ut të zbardhte të vërtetën.

Nervoze para pyetjeve të gazetarit, Kryemadhi tha shprehimisht kështu: “Po ti, më thërret mua për koalicionin dhe më pyet për mashtrimet e kësaj? Unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut që ta hetojë këtë çështje”…

Nga 16 marsi e gjer më sot nuk kemi parë ende t’i drejtohet ndonjë organi hetimor për të pastruar figurën e saj.

Përballë këtyre betimeve bajate që i kemi dëgjuar që kur do kalonim sipër trupit të saj që në kohën e Teatrit, tashmë ka disa kërkesa të njëpasnjëshme nga mazhoranca e Kuvendit. Deputetët socialist po i bëjnë thirrje Drejtësisë të nisë hetimet, apo së paku të shprehet për faturat me emër, firmë e vulë.

Dhe në të vërtetë, interesi publik sot nuk është se çfarë do të bëjë opozita, por çfarë do të bëjë drejtësia. Jo vetëm për të treguar me vendim hipokritët, por edhe për t’i dhënë fund shit-blerjeve si kuislingë nga i huaji i parë që iu afrohet.

Next Post
“Të hift vedja n’qef”/ Arbër Hajdari bën veprimin e papritur, një mesazh për Kiarën dhe Efin?

“Të hift vedja n’qef”/ Arbër Hajdari bën veprimin e papritur, një mesazh për Kiarën dhe Efin?

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Ne fakt Kryemadhi ka filluar te shfaqet e justifikohet ne media; por dihet qe ne media mund te thuash cfare te duash dhe nuk mban pergjegjesi; problemi eshte – pse ajo nuk deklaron qe jam e gateshme te paraqitem vullnetarisht perpara SPAK -ut dhe te jap shpjegime; ketu ndryshon puna – sepse cdo deklarim ketu te ngarkon me pergjegjesi.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In