• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka, urim për ditëlindje Dritëro Agollit: Frymëzim për ne

by Java News
13/10/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar shkrimtarin Dritëro Agolli për 85-vjetorin e lindjes. Duka e uron Agollin edhe në emër të skuadrës kombëtare, duke shkruar se “Ju ishit ndër të parët që ju bashkuat fushatës së intelektualëve shqiptarë që mbështetën kombëtaren. Ju falenderoj edhe në emrin e ekipit dhe stafit për këtë nder që na bëtë”.

armand-duka-dritero“I nderuar Dritëro!

Kam kënaqësinë dhe nderin, t’ju uroj sot, me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, pranoni fort i respektuari Dritëro, urimet më të mira për një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme. Lutem shumë, që të vazhdoni të jeni vital e produktiv, për të vijuar të jepni kontributin tuaj të papërsëritshëm, jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për emancipimin social të jetës së vendit. Si një prej korifenjve të letrave shqipe dhe si një prej intelektualëve më të shquar shqiptarë të këtyre dy shekujve të fundit, dëshirojmë të gjithë që t’ju kemi sa më gjatë midis nesh.

I dashur Dritëro,

Për mua dhe komunitetin e futbollit, kanë mbetur të paharruara, çastet përpara finaleve të Europianit “Francë 2016” ku Ju, ishit ndër të parët që ju bashkuat fushatës së intelektualëve shqiptarë që mbështetën kombëtaren. Ju falenderoj edhe në emrin e ekipit dhe stafit për këtë nder që na bëtë. Më kanë mbetur në mend dhe dua ti përsëris fjalët e Tua të ngrohta, në takimin e përzemërt që patëm përpara finaleve të Europianit, në Tiranë: “Në jetën time, nuk kam besuar kurrë në Zot. Pra kam qenë ateist. Nuk e di në kam bërë mirë apo keq por kjo ka qenë bindja ime. Por kur ju dhe ekipi të shkojë në Europianin francez, unë do të lutem për ju”.

Këto fjalë magjike, ne i kujtonim shpesh gjatë fushatës së Francës. Ishte një frymëzim i madh për ne, kur mendonim se një prej njerëzve më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, i cili qëndron në piedestalin e baballarëve të kombit, lutej për suksesin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Faleminderit nga zemra.

Ju lutem, edhe njëherë, të pranoni urimet më të mira me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes tuaj”, shkruan Duka në urimin e tij.

d.i.

Next Post
Mallkim në familjen Gega/ Izabela vajza e dytë që shuhet në aksident

Mallkim në familjen Gega/ Izabela vajza e dytë që shuhet në aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In